IT Organizate

HP zgjeron shërbimet për monitorimin e energjisë dhe emetimit të karbonit

Mar 11 2011
0 Shpërndarje
HP zgjeron shërbimet për monitorimin e energjisë dhe emetimit të karbonit

altHP të enjten komunikoi portfolion e shërbimeve të reja për përcaktimin dhe implementimin e mënyrave të reduktimit të kostove për energji dhe emetim të karbonit nëpër organizata.

“Programi i HP për Menaxhimin dhe Mbështetjen e Energjisë (ESM) do të përfshijë shërbime për monitorimin dhe raportimin e përdorimit të energjisë dhe emetimin e karbonit në ndërtesa, qendra të të dhënave dhe kanale furnizimi” tha Ken Hamilton, drejtor i shërbimeve për menaxhimin dhe mbështetjen e energjisë globale në grupin e HP për konsulltime teknologjike.

Shërbimet gjithashtu do të përfshijnë përcaktimin e modeleve financiare që të balancojnë operacionet biznesore me përdorimin dhe mbështetjen e energjisë.

“Organizatat janë duke investuar në mundësi me pika specifike,” tha Hamilton.

Për shembull, kompanitë shpenzojnë në teknika të ndryshme për ftohjen e qendrave të të dhënave, por HP dëshiron që kompanitë të shqyrtojnë përfshirjen e pajisjeve të ndërtesave dhe të kanaleve furnizuese. Një zgjerim i tillë mund të ndihmojë ndërmtimin e modeleve më të sakta biznesore për reduktimin e kostove të energjisë dhe zbutjen e emetimeve të karbonit.

Shërbimet përfshijnë një revizion të materialeve, pjesëve, ujit dhe menaxhimit të plehrave. Programi gjithashtu do të ofroj monitorim dhe raportim specifik të shërbimeve me anë të veglave si softueri analitik për përdorimin e ujit, efiçencën e energjisë, dhe emetimin e karbonit.

Shërbimet mund të jenë të dobishme për kompanitë që kërkojnë të reduktojnë harxhimet nga operacionet aktuale biznesore, tha Michael Kanellos, analist senior në Greentech Media.
“Energjia dhe resurset natyrore janë duke u shtrenjtuar,” tha Kanellos. “Mund të jenë pjesë më e madhe e shpenzimeve operuese në organiata në të ardhmen.”

Është një rritje interesi në vlerësimin dhe aplikimin e alternativave të energjisë gjeotermike në operacionet biznesore, tha Hamilton. Shërbimet mund të ndihmojnë kompaninë të zgjedh në mes të opcionit për burimeve ripërtëritëse të energjisë të bazuara në kërkesat të udhëhequra ose nga rregullatori respektiv ose nga politika e kompanisë. HP më pas ndihmon në vlerësimin e kostove, përfitimeve dhe faktorëe operacional të opcioneve dhe jep rekomandimet e saja, vazhdoi Hamilton."Dobia e shërbimeve të HP ndryshon" deklaroi Kanellos i Greentech.

Për shembull, shitësit me pakicë mund të kërkojnë për mënyra të reduktimit të shpenzimeve dhe të jenë më ambiental duke reduktuar përdorimin e materialeve ambalazhuese si polistiroli, gjë që nuk është në linjë me ekspertizën e HP-së.

Sidoqoftë HP ofron ekspertizën e distribuimit, qendrën e të dhënave dhe të operacioneve për kompanitë. Shumë qendra të të dhënave në New York janë njoftuar që nuk mund të marrin më shumë energji për shkak të kapakëve të energjisë, tha Kanellos. Që të qëndrojnë brenda kufijve të energjisë, kompanitë janë duke virtualizuar më shumë aplikacione ose duke kaluar në kondicioner ajri dhe sisteme ftohjeje më efiçent në përdorimin e energjisë. Shërbimet e HP-së mund të ndihmojnë kompanitë që të shkulin operacionet që qëndrojnë me kapak energjie specifik, vazhdoi Kanellos.

HP tashmë ofron shërbime në lidhje me dizajnimin, planifikimin dhe konstruktimin e qendrave të të dhënave. Kompania gjithashtu shet shërbime të lidhura me operimin e qendrave të të dhënave nëpër ndërtesa, përfshirë dizajnimet mekanike, elektrike, dhe ato për ftohje dhe ngrohje të sistemeve.

Por, kompania dëshiron të lëviz nga qendra e të dhënave më lartë në ndërmarrje, thotë Hamilton. Si prodhuesi më i madh i PC në botë, HP ka një kanal furnizues të fortë, dhe është duke përdorur këtë ekspertizë që të ndihmoj kompanitë të reduktojnë kostot e energjisë të lidhura me distribuimin, sourcing dhe fabrikimin e materialit. Kompania gjithashtu po zgjat inxhinieringun e brendshëm dhe resurset e hulumtimeve për ofrimin e veglave për monitorim  dhe raportim.

Për shembull, analizat e kanaleve të furnizimit të HP përfshijnë analizat e ciklit jetësor dhe aftësive të bazuara në mbështetjen e veglës llogaritëse të zhvilluar nga HP Labs. Kjo vegël ndihmon në vlerësimin e aspekteve të shumëfishta të produktit apo ndërtesës, përfshirë energjinë, ujin, bërllogun dhe emetimin e gazrave serrave. Vlerësimi është i bazuar në faktorë të tillë si, materialet, kërkesat operacionale, ndikimi ambiental, siguria, koston dhe intensiteti i karbonit.

HP gjithashtu përdor veglat nga partnerët si shitësi i softuerëve Hara për të ofruar softuer menaxhues të energjisë dhe ambientit.

Hara është një kompani në trend dhe mund të blihet me kalimin e kohës, veçanërisht pasi raportimin i karbonit të bëhet një punë e zakonshme anë e mbanë botës, thotë Kanellos.

Sa më shumë energji që përdor kompania, aq më të mëdha janë gjurmët e karbonit, sipas Kanellos. Jo të gjithë kompanitë janë të detyruarar të raportojnë gjurmët e tyre të karbonit në SHBA, por është një gjë që duhet të bëhet, vazhdoi Kanellos. “Është një praktikë e mirë për kur të kemi rregullore për karbonin,” shtoi Kanellos.

Sipas Hamilton nga HP, të raportosh gjurmët e karbonit të kompanisë është edhe një ide e mirë pasi që janë disa risqe biznesi të lidhura me të mos qenurit i përshtatshëm për ambientin.
Të shpërndash vetëdijësimin për efiçencën e energjisë dhe gjurmët e karbonit, një shërbim i HP i quajtur Reparti për Zbulilimin e Energjisë dhe Mbështetjes ka themeluar një forum ku vendim-marrësit në kompani mbledhen për të arritur një kuptim të përbashkët për qëllimet e energjisë dhe mbështetjes.

Konkurrentët e zakonshëm të HP-së, SAP dhe Cisco gjithashtu ofrojnë vegla dhe shërbime për të ndihmuar kompanitë të monitorojnë dhe reduktojnë emetimin e karbonit. SAP më 2009 morei Clear Standards të ofroj matjen e karbonit. Cisco ofron portofolion e produkteve EnergyWise për të gjurmuar dhe monitoruar përdorimin dhe kërkesat e energjisë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>