Business & Management

HP zgjedh skuadrën që do të menaxhojë ndarjen e saj në dy kompani

Nov 24 2014
0 Shpërndarje
HP zgjedh skuadrën që do të menaxhojë ndarjen e saj në dy kompani

100614_imus_hpHewlett Packard Co. po bën përpara përsa i përket planeve të saj për tu ndarë në dy pjesë. Për këtë arsye kompaniaka ndryshuar postet e shumë ekzekutivëve për zbatimin e planit. Chris Hsu, zëvendës presidenti i perfomancës operacionale do të merret me menaxhimin e ndarjes së HP Enterprise, raportoi Bloomberg ditën e djeshme. Ai kryesisht do të merret me shitjen e harduerëve dhe shërbimet konsultative.

Enrique Lores, zëvendës presidenti i Sistemeve të Biznesit Personal do të ndihmojë njësinë e kompjuterëve dhe printerëve të ndërtojë kompaninë e saj e cila do të emërohet si HP Inc. Ndërkohë Jim Murrin, shefi i operacioneve në Enterprise Group do të vihet në krye të skuadrës që do të menaxhojë anën financiare, taksat, kontratat dhe sistemet e Hewlett Packard.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Meg Whitman ishte ai që lajmëroi për ndarjen e HP muajin e fundit. Ai tha se ky veprim do të ndërmerrej në mënyrë që 2 bizneset të konkurrojnë më mirë në një mjedis dhe treg që po ecën me ritme të shpejta. Kjo ndarje është një proces tepër i vështirë, pasi këtu përfshihen më shumë se 300.000 punonjës, qindra zyra të shpërndara kudo nëpër botë, dhe kontrata të shumta me kompani të tjera. (CIO Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>