Harduer

HP sjell ultrabook me NFC dhe wireless audio

Jan 11 2012
0 Shpërndarje
HP sjell ultrabook me NFC dhe wireless audio

Envy 14 Spectre do të jetë laptopi ultrabook i radhës i kompanisë Hewlett-Packard që do të shpie këtë kompani një hap më larg konkurrentëve në tregun e ultrabook-ëve. Arsye për këtë janë dy veti shtesë që do ti ketë ky ultrabook, NFC (komunikimi në fushë të afërt) dhe audio pa kabllo (wireless).

Ultrabook-u Envy 14 Spectre ka të integruar aftësitë NFC për të marrë të dhëna nga pajisjet tjera mobile dhe wireless audion që ju lejon të shpërndani muzikë deri në katër pajisje pa kabllo, wireless. Spectre është ultrabook-u i radhës i prezantuar së fundmi në CES pas prezantimeve të Acer dhe Lenovo, secila me veçori diferenciale.

Envy 14 Spectre ka një ekran 14 inçësh, është i gjerë 20 milimetra, dhe peshon 1.8 kilogram. Është i rezistueshëm ndaj dëmtimeve të jashtme dhe gërvishtjeve. Shfaq imazhe 1600×900 pikselë. Operon në procesorin Intel Core i5 që është i bazuar në mikroarkitekturën Sandy Bridge. Përkrah deri në 8 GB të RAM memories, dhe 256 GB hapësirë. Në mesin e porteve ka USB 3.0, HDMI, Ethernet dhe Display Port. Çmimi i Envy Spectre 14 fillon nga 1399$ dhe cilësohet si një “ultrabook Premium”, ndërsa do të jetë në treg nga data 8 shkurt.

Kategoria e ultrabook-ëve është një kategori e re e laptopëve të hollë e të lehtë që po përkrahen me të madhe nga prodhuesi i procesorëve Intel, kompani që para disa ditëve deklaroi që laptopët ultrabook do të përfshijnë disa veti të reja si ekranet me prekje, NFC, dhe komandimin me zë.

Lajmet e fundit>