IT Organizate

HP renditet lartë në kompanitë ambientale

Jul 27 2011
0 Shpërndarje
HP renditet lartë në kompanitë ambientale

Kompania lidere në botë për konsulencë brandesh, Interbrand, publikoi listën e 50 kompanive që me biznesin e tyre më së shumti janë përkujdesur në ruajtjen e ambientit jetësor.

Në listën që njihet si 50 Best Global Green Brands kompania HP rendit si kompania elektronike më ambientale në mbarë botën. Në renditjen e përgjithshme më miqësore ndaj ambientit është kompania Toyota, para 3M, Siemens, Johnson & Johnson, dhe HP që renditet e pesta. Në kompanitë elektronike pas HP renditet kompania Dell e teta, Cisco e nënta, Apple e 13ta dhe IBM në pozitën e 19 të kompanive që përkujdesen më së shumti për ambientin jetësor gjatë biznesit të tyre.

Kompanitë renditen në bazë të perceptimeve të konsumatorëve rreth aktiviteteve të tyre mjedisore në dhjetë tregjet globale dhe një performance mjedisore të kompanive të siguruar nga informatat dhe të dhënat publike të kompanive.

Në profilin e kompanisë elektronike më mjedisore HP, cekej që iniciativa si ngjarjet Çliro Energjinë Tënde (Unlocking Your Energy), pasqyrojnë përkushtimin e kompanisë në dizajnimin e qendrave të të dhënave me shfrytëzimin e energjisë lokale siç janë qendrat e të dhënave Wynard dhe Eco-Pod. Gjithashtu përmendet edhe dyqani EcoSolutions dhe përkushtimi i HP-së në shfrytëzimin sa më racional të energjisë dhe largimin e toksikeve nga produktet e tyre.

Lajmet e fundit>