Menaxhim Projektesh

HP prezanton në Prishtinë zgjidhjet e reja të magazinimit

Feb 23 2011
0 Shpërndarje
HP prezanton në Prishtinë zgjidhjet e reja të magazinimit

Gjenerata e ardhshme e magazinimit me fuqinë e konvergjencës ishte motoja e konferencës së mbajtur nga Hewlett-Packard gjatë muajit janar në ambientet e Hotel Gorenje në Prishtinë, në kuadër të së cilës pati prezantime dhe diskutime mjaft informative në lidhje me aplikacionet për nivelet e reja të thjeshtësisë, zmadhimit dhe efikasitetit në magazinim.

Investimet në infrastrukturat e magazinimit janë pjesë bërë sot pjesë të rëndësishme të zhvillimit të një kompanie, por megjithatë gjërat janë lehtësuar përmes paraqitjes së mundësive të reja në formë virtualizimi, që i thjeshtësojnë gjërat jashtëzakonisht shumë për kompa nitë dhe organizatat e ndryshme.

 

HP në këtë aspekt ka zgjidhje të shumta që sjellin thjeshtësi, mundësi të zmadhimit të vazhdueshëm të kapacitetit dhe rritje të efikasitetit ekonomik, duke ofruar aplikacione të përshtatura për zhvillim të shpejtësisë, virutalizim për të mundësuar zmadhim të thjeshtë, ndërtim të integruar për platforma modulare për TCO më të ulëta, kapacitete të optimizuara për të reduktuar ndikimin e rritjes së të dhënave, etj. Në këtë drejtim, HP vendosi të mbante një konferencë në Prishtinë me synimin e vetëm që t’u ofronte mundësinë kompanive që të përshpejtonin zhvillimin e vendosjes së aplikacioneve, mbrojtjen e informacioneve kritike për biznesin dhe transformimin e qendrave të të dhënave në një port të efikasitetit të IT-së.

Magazinimi në ditët e sotme

Në këtë konferencë morën pjesë më shumë se 70 përfaqësues biznesesh, institucionesh dhe shoqërish të ndryshme vendore e ndërkombëtare, të cilët ishin të interesuar për zgjidhjet moderne për magazinim që ofrohen nga HP-ja. Stefan Plavjanski, menaxher i llogarive të HP-së për rajonin e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, në fjalimin e tij hyrës tregoi për rëndësinë e magazinimit në ditët e sotme si dhe foli shkurtimisht për produktet e HP-së dhe për zgjidhjet e reja që janë mundësuar pas blerjes së kompanisë 3PAR. Më pas e mori fjalën Gregor Vehzely, menaxher i njësisë biznesore SWD, pranë HP EEM (East-Europe Markets), i cili foli më në detaje rreth kompanisë 3PAR, të cilën HP e bleu gjatë vitit të kaluar, dhe tregoi edhe disa aspekte të pozicionimit të produkteve të magazinimit në tregjet tona. “Sot magazinimi, pas kalimit nëpër shumë etapa, është zhvilluar jashtëzakonisht shumë duke i ofruar konsumatorit mundësi të ndryshme për ruajtjen e të dhënave të tij”, theksoi z. Vehzely.

“Me zhvillimin e tregut është zhvilluar edhe HP dhe gjithashtu janë rritur edhe kapacitetet e saj të ofertave pas blerjes së njërës prej kompanive më të njohura në treg për magazinim, përkatësisht 3PAR. Sot, HP është në gjendje të ofrojë hapësira të mëdha për magazinim, siguri dhe efikasitet, të cilat gërshetohen mes tyre si një produkt, duke sjellë kështu reduktimin e kostove dhe në anën tjetër përmirësojnë shumë gjëra brenda një kompanie.” Menaxher i kanalit SWD pranë HP EEM, Patrick Diaz, në fjalën e tij shpjegoi veglën D2D, e cila shërben për mbrojtjen e të dhënave. Ai tregoi përparësitë e saj në krahasim me ofertat e tjera në treg duke bërë demonstrime me ilustrime përkatëse rreth asaj se si janë të mbrojtura të dhënat e konsumatorit.

Më pas u bënë edhe prezantime të detajuara të njësive të magazinimit për projekte virtuale si P4000 nga ana e Patrick Diaz dhe të njësive magazinuese kritike si P9500 nga ana e Gregor Vehzley. Në fund, Stojce Dimov, Enteprise Server & Storage Persales Consultant pranë HP CDG, foli rreth veçorive të 3PAR, kurse Nikola Markosvski, menaxher i shërbime ve teknologjike pranë HP CG, foli rreth pakove të kujdesit me rëndësi kritike për misione të caktuara.

Kosto të reduktuara me zgjidhjet e HP-së

“Kur kombinoni HP StorageWorks P4000 G2 SAN Solutions me HP ProLiant DL380 G7, që janë të fuqizuar me procesorë Intel Xeon® 5600 series, serverët tuaj ju mundësojnë reduktimin e kostove, 100% më shumë kapacitet në një nivel çmimi rreth 38% më të ulët krahasuar me ofertat e mëhershme, 20 deri në 50% përmirësim në performancën e pranisë së të dhënave, etj.”, u shpreh Patrick Diaz në lidhje me produktet e reja të magazinimit të HP-së. Diaz është shprehur se edhe kompanitë në Kosovë duhet të planifikojnë që të investojnë për forma virtuale të magazinimit dhe të mos vazhdojnë me investimet për infrastrukturë vetjake magazinimi, për shkak se kjo rrit kostot në shumë aspekte.

Në anën tjetër, procedurat për rritjen e kapacitetit dhe përditësimin e fuqisë vështirësohen dhe bëhen më të shtrenjta. “Paramendoni nëse rastësisht ndërtesa ku ndodhet kompania juaj digjet nga zjarri dhe bashkë me të i tërë investimi juaj, përfshirë këtu edhe magazinimin, që nënkupton se çdo dokument dhe shënim është aty. A mund t’i paramendoni pasojat dhe kostot marramendëse që do të rezultojnë nga ky aksident?”, theksoi Diaz.

“Paramendoni në anën tjetër një kompani si HP që ofron zgjidhje të këtilla magazinimi: magazinim që ndodhet në një pjesë tjetër të Europës, jashtë kufijve të Kosovës, në nivel jashtëzakonisht të sigurt. Nëse diçka ndodh në kompaninë tuaj, të dhënat tuaja do të jenë të sigurta. Po nëse edhe atje ndodh aksident? HP ka gjithnjë zgjidhje të dyfishta, që do të thotë se po që se në njërën qendër të magazinimit bie zjarri, të dhënat transferohen me shpejtësi në një qendër tjetër përmes internetit dhe është e pamundur që ndonjë klient i yni të dëmtohet”, theksoi Diaz në lidhje me rëndësinë e investimit në magazinimin e nivelit të sotëm të tregut.

Lajmet e fundit>