Investim

HP porosit konsumatorët kosovarë që të blejnë produkte origjinale

Feb 24 2011
0 Shpërndarje
HP porosit konsumatorët kosovarë  që të blejnë produkte origjinale

Kur ju blini produkte jo  origjinale të HP-së, faji nuk  është i yni”, deklaroi Bozo  Beric, trajnues dhe konsul- tat i autorizuar nga 4CeCom, në një  konferencë të bashk- organizuar nga HP  dhe Comtrade Com- puters në Prishtinë. Bozo Beric, trajnues  dhe konsultat i  autorizuar nga  4CeCom, dhe Elena  Andonovska, menax- here për partnerë  dhe shfrytëzues në  kanalin komercial të  HP-së, ishin pre- zantuesit kryesorë të  konferencës së orga- nizuar nga HP nën  përkrahjen e Com- trade Computers në  fund të muajit janar  të këtij viti.

Produktet e HP-së  janë të një kualiteti  të lartë, që është  dëshmuar vazhdi- misht si në nivel  ndërmarrjesh edhe  në nivel konsuma- torësh, por vitet e  fundit kjo kompani  është duke u sfiduar  nga produktet e fal- sifikuara, të cilat u  prezantohen blerësve si produkte  kinse origjinale të HP-së. “Sot në treg  keni produkte nga prodhues të ndry- shëm, të cilët ju paraqiten juve me  oferta kinse të mira, por në fakt ju  sjellin vetëm telashe dhe asnjë lloj  përfitimi pavarësisht se ju duket se  kushtojnë më lirë”, u shpreh z. Beric në prezantimin e tij jashtëzakonisht  kreativ në lidhje me arsyet për blerjen  e tonerëve origjinalë të Hewlett-Pack- ard. “Dikush mund të thotë se po kursen  me blerjen e një produkti prej ndonjë  pale të tretë me markë të besueshme,  por kini parasysh se pas kësaj do të  shfaqen kostot e vërteta. Me tonerin  origjinal të HP-së ju mund të printoni  një numër të paracaktuar faqesh dhe  t’i dini saktësisht shpenzimet në  kompani apo shtëpi. Me plot besim e  them se printeri kurrë nuk do të  pësojë ato defekte që ndodhin për shkak të tonerëve të palëve të treta.  Me tonerët e prodhuesve të tjerë  mund t’ju ndodhë defekti i mossh- përndarjes së ngjyrës në mënyrën e  duhur, defekti i mosfunksionimit të  ngjyrës, i bllokimit të saj, etj.”, thek- soi ai.

“Në anën tjetër, HP garanton  për produktet e veta  dhe shkalla e gabimit  në to është mjaft e  vogël, 2 në 1000  produkte kanë ndon- jë defekt, kurse  prodhuesit e tjerë  nuk mund ta garan- tojnë këtë.”  Z. Beric bëri edhe  një prezantim të  teknologjisë laserike  dhe teknologjisë ink- jet, duke bërë një  krahasim direkt mes  ofertave të HP-së  dhe të konkurrencës  dhe dha shenja të  qarta se si këto  produkte janë më të  lira, më efikase dhe  më ekonomike. “Sot  një printer i HP-së  nuk shpenzon as sa  një poç elektrik. Por  ka printerë të tjerë  që kanë transforma- tor rryme me vete  dhe që lëshojnë tin- guj jashtëzakonisht  të çuditshëm kur fil- loni ndonjë proces  printimi. Kjo zhurmë në fakt është  zhurma që tregon se ai printer po fil- lon ngrohjen për procesin e printim- it, kurse printeri i HP-së ndërkohë ka  nisur të printojë”. Sipas tij, zgjidhjet  e printimit për konsumatorë individ- ualë apo biznese nga ana e HP-së janë  jashtëzakonisht të mira, madje prej më të mirave në treg. “Një printer si OfficeJet Pro është i mirë  në të gjitha aspektet, madje mund të  quhet mbreti i printimit sepse me  teknologjinë e tij Instant-ready për  printim me ikjet ai sjell printim 50% më  të lirë krahasuar me printerët laserikë”,  theksoi Beric. “Por mos harroni të për- dorni elementet origjinale të HP-së  sepse ato përgatiten aq mirë, saqë for- mulat e tyre janë në fakt top sekrete.  Edhe letra është shumë cilësore dhe  asnjëherë nuk e dëmton printerin apo  shkakton bllokimin e tij, duke sjellë  kursim në printim. Në anën tjetër,  letrat e falsifikuara apo ato që nuk janë  prodhim i HP-së do t’ju shkaktojnë  kokëçarje dhe ju mbetet vetëm t’i mer- rni dhe t’ia hidhni në fytyrë shitësit që  jua ka ofruar.

” Elena Andonovska bëri  një prezantim të shkurtër të dukurisë  së paraqitjes së produkteve të falsifi- kuara të HP-së, duke treguar shenjat që  duhen vëzhguar prej konsumatorëve,  bizneseve e institucioneve në lidhje me  verifikimin e origjinalitetit të produktit  që paraqitet si produkt i HP-së. “Kini  parasysh se HP nuk shet produkte të  rimbushura. Të gjitha produktet e  HP-së janë të reja dhe kur vendosni  një toner në printer, nëse e largoni atë  menjëherë prej tij, do të vëreni disa gërvishtje të vogla anë- sore, që tregojnë se ai  po përdoret për herë të  parë në printerin tuaj.  Nëse nuk i vëreni ato,  atëherë keni të bëni me  një toner të rimbushur  apo të falsifikuar”, thek- soi Andonovska. Sipas  saj, ka shumë faktorë të  tjerë që duhen vëzh- guar, si paketimi, prania  e ndonjë elementi të  papastër në tonerin e  blerë, prania e etiketave  origjinale të HP-së, kual- iteti i lartë i paketimit,  etj. “HP përdor kualitet të  lartë në të gjitha  produktet e saj, kështu  që po vutë re se kartoni  nuk po ju jep ndjenjën  që duhet të japë,  atëherë bëhuni gati për një produkt të  falsifikuar. Kujdesuni që të kërkoni  edhe letrat origjinale rekomanduese  të HP-së për cilindo shitës që vizitoni.  HP i autorizon partnerët e saj që të  shesin produkte origjinale dhe kohë  pas kohe i viziton pa paralajmërim ata  për të konfirmuar stokun e tyre”,  shtoi  ajo. Në  një  deklaratë  të  shkurtër  për  PCWorld  Albanian  ajo nuk e  konfir- moi dhe  as nuk e  mohoi  praninë  e  produk- teve të  falsifi-kuara në Kosovë apo zhvillimin e  ndonjë hetimi të caktuar nga ana e  zyrtarëve të HP-së.

“Nuk mund të jap  ndonjë koment zyrtar në këtë aspekt.  Kur të përfundojnë hetimet, atëherë  do të jem në gjendje të flas në këtë  drejtim”, u shpreh Andonovska.  Të pranishmit në konferencë patën  rastin të bëjnë pyetje dhe të marrin  përgjigje në lidhje me prezantimin e  bërë prej përfaqësuesve të HP-së.  Njëra prej pyetjeve më interesante që  u bë nga ana e publikut ishte ajo që  kishte të bënte me ruajtjen e markës  tregtare të HP-së për të sfiduar prani- në e falsifikatorëve në treg. “HP ka  kontaktuar me zyrtarët e qeverisë së  Kosovës për të regjistruar markën e  saj tregtare në mënyrë që të jetë e  mbrojtur ligjërisht në treg”, u përgjigj  në këtë drejtim Andonovska. Njëri prej të pranishmëve në konfer- encë, përmes një loje shpërblyese,  pati rastin të fitojë edhe një printer  HP. Pa dyshim që pas kësaj që dëgjoi,  do ta ketë parasysh më seriozisht  mirëmbajtjen e printerit të tij me ele- mente përcjellëse origjinale të HP-së.

Lajmet e fundit>