Harduer

HP paralajmëron printerin “më kompakt”

Jul 5 2011
0 Shpërndarje
HP paralajmëron printerin “më kompakt”

altKompania Hewlett-Packard paralajmëroi printerin “më kompakt” shumë-funksional laserik, i cili do të printoj dokumente nga celularët e mençur dhe tabletat.

Në deklaratën e kompanisë të martën thuhet që printeri HP LaserJet Pro 100 MFP M175NW shumë-funksional me ngjyra do të kushtoj 349$ dhe është synuar për përdorim personal dhe bizneset e vogla dhe të mesme. E veçantë e këtij printeri do të jetë që përdoruesit do të mund të printoj dokumente nga celularët e tyre me anë të shërbimit mobil të HP-së të quajtur ePrint.

Me ePrint, përdoruesit mund të printojnë dokumente në printerët që gjenden afër tyre ose në lokacione publike siç janë hotelet, aeroportet, apo bibliotekat. HP tashmë ka aktivizuar funksionet e ePrint në pajisje mobile si Palm dhe Blackberry. Edhe përdoruesit e iPhone dhe iPad mund të printojnë dokumente në printerët e HP nga largësia.

Në printer të përkrahur të HP-së, dokumentet mund të printohen edhe nga aplikacionet Gmail dhe Google Docs me shtesën ePrint. Për të realizuar këtë duhet një adresë emaili e një printeri HP me ePrint të jetë e lidhur me një llogari unike të Google të lidhur me celularë të mençur apo tabletë. Gjithashtu përdoruesit mund të lidhin disa printer në një llogari të vetme të Google dhe pastaj të zgjedhin printerin që dëshirojnë për të shtypur dokumentet e tyre.

Printeri mund të printoj deri në 4 faqe me ngjyra dhe 16 faqe bardhë e zi brenda një minute, sipas specifikave në uebfaqen e kompanisë. Skaneri mund të kap një imazh me rezolucion prej 1200 dpi. Printeri ka edhe portën USB 2.0 dhe Ethernet si dhe aftësi për Wi-Fi.

Lajmet e fundit>