Investim

HP nuk i ka punët mirë, webOS dhe hardueri drejt shuarjes!

Aug 19 2011
0 Shpërndarje
HP nuk i ka punët mirë, webOS dhe hardueri drejt shuarjes!

Nëse keni menduar se blerja e Motorola Mobility nga ana e Google ishte një lëvizje e mirë që do të qetësonte rrethanat e tanishme në treg, atëherë shikoni ndryshimin më të ri.

 

HP ka bërë të ditur të hyrat e saja e gjërat nuk po qëndrojnë mirë. Në një mënyrë paksa më të heshtur HP ka bërë të ditur disa lajme të mëdha që padyshim do të lënë prapa një përshtypje të madhe në universin e teknologjisë.

Për ata që nuk e dijnë, ata kanë konfirmuar se janë në diskutime me Autonomy Corporation në lidhje me një kombinim biznesi – një kombinim që përfshinë një ofertë blerje. HP gjithashtu ka raportuar planet e saja se bordi i saj i drejtorëve ka autorizuar eksplorimin e alternativave strategjike për Personal Systems Group (PSG). HP do të konsiderojë një sërë opsionesh që mund të përfshijnë në mes tjerash edhe ndarjen e plotë apo të pjesshme të PSG nga HP, përmes shitjes apo ndonjë transaksioni.

Pra kjo nënkupton se biznesi i PC’ve mund të shitet. Ne kemi parë diçka të ngjashme të ndodh me IBM vite më parë. Kompania dikur e njohur për laptop ThinkPad ia dorëzoi këtë përgjegjësi në pronësi të Lenovo’s, dhe më pas u fokusua për shërbime në nivel të ndërmarrjeve. Për ta punët po ecin mirë, por HP?

HP ka raportuar plane se do të ndal veprimet e mëtutjeshme për WebOS, në veçanti për pajisjet si tableti TouchPad dhe celularët me webOS. Kjo ka pasur një ndikim gjithashtu të madh. Me fjalë të tjera edhe webOS zyrtarisht vdiq, dhe ajo që ka mbetur nga Palm është thjeshtë një tregim i hidhur.

Në anën tjetër duket se ka një dritë në fund të tunelit për webOS sepse HP ka njoftuar licencimin e disa kompanive për të prodhuar pajisje që nuk janë HP. Sipas këtij njoftimi mënyrat e shfrytëzimit të webOS janë ende duke u hulumtuar.

Sipas Bloomberg dhe raporteve tjera, HP është gati të arrijë një marrëveshje 10 miliard dollarësh me Autonomy, që do të mund të zgjerojë në mënyrë të jashtëzakonshme biznesin e tyre me softuer. Në anën tjetër, kjo mund ë ndikojë që biznesi i kompjuterëve personal të kalojë në duar të tjetërkujt tërësisht. Duke u larguar nga hardueri dhe duke u fokusuar në softuer+shërbime, HP mund të ec drejt së “ardhmes”, edhe pse dita e sotme është një ditë e trishtuar për konsumatorët e saj. /cio.al

Lajmet e fundit>