Business & Management

HP ndihmon zhvilluesit në krijimin e shpejtë të aplikacioneve

Feb 8 2013
0 Shpërndarje
HP ndihmon zhvilluesit në krijimin e shpejtë të aplikacioneve

HPPrej kohësh ka filluar një valë e re mjetesh zhvilluese të aplikacioneve duke rritur njëkohësisht edhe bashkëpunimin në këtë fushë. Dje, HP hodhi një hap të rëndësishëm në të qenurit e një prej lojtarëve më kyç në treg.

Zhvillimi i shpejtë i aplikacioneve ka filluar të përdoret nga rreth një të tretat e dyqaneve që merren me zhvillimin e tyre, sipas të dhënave nga Forrester, duke anashkaluar në këtë mënyrë modelin ‘waterfall’, me anë të së cilit mund të duhen javë ose muaj deri në zhvillimin e plotë të softuerit. Në ‘botën e shpejtësisë’, kodi shkruhet shpejt, testohet shpejt dhe rregullohet po aq shpejt përmes një sërë mjetesh të caktuara që kryen gjithë procesin e menaxhimit.

Dje, HP lançoi dy mjete menaxhuese të zhvillimit të shpejtë të aplikacioneve – HP Agile Manager që synon lehtësimin e zhvillimit të shpejtë të softuerëve dhe HP Performance Anywhere, e cila synon të monitorojë dhe testojë aplikacionet.

Një nga elementet kyçe të modelit të zhvillimit të shpejtë të aplikacioneve është se kodi duhet të krijohet dhe të ndryshohet shpejt. Performance Anywhere i ndihmon zhvilluesit të identifikojnë ndryshimet që duhen bërë edhe pasi aplikacioni është lançuar. Përdoruesit krijojnë ‘pika prezence’ nga e gjithë bota, përmes rrjetit WAN apo burimet publike cloud. Sa herë që ndodh një error, Performance Anywhere krijon një flamur për të duke i njoftuar menaxherët për problemin. Mjetet e analizës japin informacione edhe më të detajuara, si për shembull nëse problemi qëndron në një nga rreshtat e kodit, nëse lidhet me harduerin, me rrjetin etj.

Të dyja ofertat e HP shpërndahen si shërbime softuerike (software as a service – SaaS) dhe aksesohen përmes një portali ueb. HP Agile Manage është i disponueshëm për një muaj dhe për një përdorues me çmimin 39 $. Performance Anywhere nuk është ende e disponueshme por pritet të kushtojë 39$ për transaksion aplikacioni në muaj plus 199$ për serverin që ekzekuton analizat. (CIO Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>