Business & Management

HP ndahet zyrtarisht në dy entite më 1 Nëntor

Oct 13 2015
0 Shpërndarje
HP ndahet zyrtarisht në dy entite më 1 Nëntor

hp-envy-4250-2Hewlett Packard njoftoi bordin drejtues se kishte aprovuar ndarjen e kompanisë në dy entite të reja: Hewlett Packard Enterprise dhe HP.

Ndarja u njoftua që në fillim të këtij muaji ndërsa zyrtarisht ky proçes do të finalizohet më 1 Nëntor. Një ditë më pas, Hewlett Packard Enterprise do të figurojë në bursën e New Yorkut nën simbolin “HPE”.

Divizioni i ri nën emrin HP do të jetë përgjegjës për biznesin e kompjuterave dhe printerave dhe do të vijojë të figurojë në bursë me të njëjtin simbol aktual. Sa i përket entitetit të ri dhe ndarjes së pronësisë, secili prej investitorëve do të përfitojë po aq aksione në Hewlett Packard Enterprise sa kanë pasur kur kompani ishte një e vetme.

Kjo ndarje ishte paralajmëruar që në Tetorin e vitit të shkuar pas një periudhe të gjatë vuajtjesh nga rënia e shitjeve. Vlera e aksioneve në bursë të Hewlett Packard ngelet e pandryshuar në shifrën e 25.61 $ për aksion. (CIO Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>