Business & Management

HP mbyll një degë në Gjermani duke shkurtuar 850 vende pune

Feb 4 2013
0 Shpërndarje
HP mbyll një degë në Gjermani duke shkurtuar 850 vende pune

HPProdhuesit e kompjuterëve Hewlett-Packard u shprehën ditën e premte se po planifikojnë të mbyllin një nga degët e Gjermanisë deri në fund të muajit tetor, si pjesë e një plani shumë vjecar ristrukturimi.

HP u shpreh se do të mbyllë degën në Ruesselsheim, Gjermani, afër Frankfurtit dhe si pasojë e kësaj do të shkurtohen rreth 850 vende pune. Pjesa tjetër prej 250 punonjësish do të kenë mundësi të transferohen në partnerët e HP ose klientë të tjerë të kompanisë.

Ristrukturimi i shërbimeve të ndërmarrjes nuk do të prekë degë të tjera të mëdha në Gjermani. Kjo deklaratë është bërë nga vetë kompania, e cila shtoi gjithashtu se do të vazhdojë te punësojë rreth 10,000 punonjës në ekonominë më të madhe të Europës.

Vitin e kaluar, HP bëri publike se po planifikonte të shkurtonte rreth 29,000 punonjës në një hark kohor prej dy vitesh, në mënyrë që të rifillojë rritjen e kompanisë.

Të punësuar në HP janë mbi 300,000 njerëz në të gjithë botën. Kompania prej vitit të kaluar ka filluar planin e ristrukturimit duke u fokusuar në përhapjen e shërbimeve tek korporatat. (CIO Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>