Technology

HP largon 27 mijë punëtorë

May 28 2012
0 Shpërndarje
HP largon 27 mijë punëtorë

Si pjesë e planit afatgjatë të ristrukturimit të organizatës, Hewlett-Packard do të shkurtoj 27 mijë vende pune. Ky njoftim erdhi pas publikimit të rezultateve financiare për tremujon e dytë.

Kjo shifër përbën rreth 8% të fuqisë punëtore të kompanisë. Jo të gjithë do të mbesin pa punë pasi largimet do të jenë një kombinim i pensionimit dhe largimeve nga puna.

Si pjesë e kësaj, ofertat për largim dhe pensionim kanë filluar me 31 tetor të vitit të kaluar dhe do të vazhdonjë deri në fund të vitit fiskal 2014.

Me anë të këtij ristrukturimi, HP pritet të kursej 3 deri 3.5 miliardë dollarë deri në vitin fiskal 2014. Shumica e këtyre kursimeve do të investohen në kompani, deklarojnë nga HP.

HP njoftoi edhe për rezultatet financiare të çerekut të dytë që përfundoi me 30 prill, ku të hyrat neto ishin 1.6 miliardë dollarë, një rënie kjo për 31% krahasuar me vitin paraparak. Edhe të hyrat bruto kanë shënuar rënie, vetëm 3% në 30.7 miliardë dollarë.

Kompania parasheh rritje të të hyrave për çerekun e tretë nga 0.94$ në 0.97$, që megjithatë është nën pritjet e mëparshme që ishin 1.02$ për aksion, por pret që hyrjet vjetore të kalojnë parashikimet. Nga  HP parashohin që të hyrat vjetore për një aksion të jenë 4.05$ deri 4.10$ më lartë se 4.03$ sa ishte paralajmëruar. (CIO Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>