Data Center

HP integron VMware API

Jun 21 2011
0 Shpërndarje
HP integron VMware API

altHP lajmëroi që ka kualifikuar nivelin fillestar të koleksionit qendrës së të dhënave të saja P2000 me VMware API, që do të reduktojë kohën e disa detyrave në administrimin virtual të serverit deri në 70% përfshirë edhe reduktimin e përdorimit të CPU-së.

HP P2000 G3 Modular Smart Array (MSA) do të jetë një ndër koleksionet e para për ruajtjen e të dhënave që do të përfitojë nga ky integrim sipas HP. Ajo do të përkrah edhe HP Insight Control Storage Module Manager për VMware vCenter, duke i mundësuar bizneseve të vogla dhe të mesme të thjeshtësojnë menaxhimin e hapësirës për ruajtjen e të dhënave dhe rritjen e performansës.

“Me anë të komandës VAAI, administratorët mund të shkurtojnë kohën e operacioneve nga 60% deri 70%, ndërsa pa këtë ata do të duhej të prisnit deri në 400 sekonda për të ndalur trafikun në rrjet dhe utilizimin e CPU-së, ndërsa me VAAI këtë mund ta bëni për rreth 60 sekonda.”

Përditësimi i fundit për koleksionin e qendrave të të dhënave të serisë P2000 ishte lëshuar më herët këtë vit, ndërsa përditësimi aktual është prek vetëm programin operues, firmware, dhe është gratis për pronarët aktual të koleksioneve P2000.

Lajmet e fundit>