Harduer

HP fillon të prodhojë notebook – në Japoni

Aug 25 2011
0 Shpërndarje
HP fillon të prodhojë notebook – në Japoni

HP shkaktoi një spërkatje në botën e teknologjisë kur lajmëroi se nuk do të mbajë më biznesin e kompjuterëve personalë. Por një shtet, i cili gjithmonë ka qenë i veçantë për tregun e shumë ndërmarrjeve, është duke pasur një trajtim special. Ky shtet është Japonia.

Në qershor ishte lajmëruar se HP do të shpërngulë prodhimi i notebook-ëve nga Kina në Japoni dhe siç duket, vendimi i ndërmarrjes nga java e kaluar nuk e preku planin. Sot, HP ka filluar që t’i prodhojë këto pajisje  në Akishima, Tokio.

Gjatë një konferencës për shtyp, Takafumi Oka, i cili është zëvendës kryetari i HP-së në Japoni, tha që ai mendon se tërheqja e prizmës në biznesin e kompjuterit do të ishte një gabim nga ndërmarrja dhe HP duhet që në vend të kësaj, të shikojë mundësi të tjera.

Deri më tani, kjo njësi prodhuese është përdorur për prodhimin e PC-ve desktop. Notebook-ët janë me qëllim për shitje në bizneset shtëpiake, të përcjellur nga modelet për treg të përgjithshëm të konsumatorit për t’u prodhuar në fund të këtij viti. Qëllimi është që të zvogëlohet koha e dërgesës për 50% në pesë ditë.

Për momentin, HP është duke prodhuar shumicën e kompjuterëve dhe prodhime të ngjashme në Kinë./cio.al

Lajmet e fundit>