Harduer

HP do të debutojë Envy M4 Notebook dhe 2 Sleekbook Pavilion

Sep 25 2012
0 Shpërndarje
HP do të debutojë Envy M4 Notebook dhe 2 Sleekbook Pavilion

Të shtuarit pajisje të reja në listën e atyre që do të dalin në një datë me Windows 8 është një fenomen i shpeshtë këto ditë. HP të enjten lajmëroi laptopin M4 14 inç dhe dy Sleekbook.

Këta laptopë me Windows 8 do të godasin tregun me premtimin e një performance të lartë dhe dizajn të bukur me një vlerë të madhe.

Me një çmim fillestar prej 899,99$, Envy M4 është laptopi më i shtrenjtë në grup. Brenda kornizës prej alumini do të gjeni një Intel Core i processor, 8GB RAM dhe 1TB hapsirë. Ka gjithashtu HP TrueVision HD Webcam, dy spikera dhe subwoofer me Beats Audio. Një raport thotë se versioni i parë i konfiguruar do të jetë i disponueshëm në SHBA.

Gjithsesi data ngelet akoma për tu parë. Duke filluar nga 499$ dhe 599$, Pavilion Sleekbook 14 dhe 15 janë të dy shumë të hollë. Ato kanë APU të AMD dhe Intel Ivy Bridge para .

Të dy laptopët do të kenë ekran HD , deri 1 TB hapsirë , HP TureVision HD webcam, HDMI, USB 3.0 dhe USB 2.0. Të dy laptopët do të jenë të disponueshëm me grafikë Nvidia discrete. (CIO Albanian)

Tags >

HPlaptop
Lajmet e fundit>