Investim

HP del nga hija e Hurd, shikon drejt Cloud

Mar 17 2011
0 Shpërndarje
HP del nga hija e Hurd, shikon drejt Cloud

altCEO i Hewlett-Packard, Leo Apotheker të hënën mori një hap larg hijes së Mark Hurd, duke zbuluar platformën e re cloud që vendos kompaninë në garë me Amazon dhe Google.

“Pos shtimit të infrastrukturës si ofrues shërbimesh, HP gjithashtu do të ofrojë një treg për konsumatorët, bizneset e vogla dhe të mesme, dhe aplikacionet ndërmarrëse”, tha Apotheker.

Aty do të ketë diçka për çdo konsumatorë të HP në treg, tha ai. “Ne do të ofrojmë një treg të vetëm të hapur që integron konsumatorin, ndërmarrjen dhe zhvilluesit e shërbimeve,” deklaroi ai, duke folur në një ngjarje për mediat dhe analistët në San Francisco.

Tregu Cloud do të përfshijë një dyqan aplikacionesh, e gjithashtu edhe mjetet zhvillimore dhe shërbime ndërmarrëse dhe përkrahje, tha ai.

HP nuk theksoi  se kur do të ofroj tregun e saj të ri në shërbimet cloud, por Apotheker karakterizoi shërbimet si të hapura dhe në gjendje të përkrahin shumë gjuhë zhvillimore, dhe të dizajnuara të përdoren nga e çdo prodhuesi softuerësh. “Ne do të kontrollojmë aplikacionet vetëm për qëllime sigurie dhe ndërveprimi,” tha ai.

HP tashmë ka know-how si të ndërtoj shërbime të tilla. Është një shitës mjaft i njohur në teknologjinë e qendrave të të dhënave dhe konsumatorëve, ashtu siç softuerët midëlluer duhet të ngjiten për aplikacione të ndryshme së bashku. HP ka ambicie të jetë aq e madhe sa tashmë janë disa shëbrime cloud operuese.

“Nëse dëshironi të jeni në biznesin cloud, duhet të jeni në një shkallë të lartë,” tha Apotheker. “Ju duhet të jeni në gjendje të shërbeni klientë kudo.”

Investitorët kanë kërkuar siguri që kur Apotheker mori pozitën e Hurd para pesë muajve. Stoqet e HP nuk kanë bërë mirë që nga ikja e Hurd – kanë pasur performancë më poshtë sesa që është pritur për 17% në indeksion Standard& Poor’s 500, dhe analistët financiar hamendësojnë nëse Apotheker ka aftësi që të shpie kompaninë para.

Përderisa kompanitë teknologjike si Google dhe Apple kanë parë profitet e tyre në rritje në bazë të suksesit të tyre në tregun e konsumatorëve, HP është ende në kërkim të suksesit. Muajin e kaluar HP lajmëroi për HP TouchPad  – një tablet që u fut në tregun e dominuar nga iPad i Apple. I bazuar në softueri webOS që HP e ka marr me blerjen e Palm më 2009, TouchPad pritet të paraqitet në treg në qershor të këtij viti. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>