Harduer

HP blen për të avancuar ueb-printimet

Dec 8 2011
0 Shpërndarje
HP blen për të avancuar ueb-printimet

 

Kompania Hewlett-Packard ka blerë kompaninë gjermane Hiflex Software. Ky veprim vjen si tentativë e HP-së për të avancuar shërbimet e saja në printimet e bazuara në ueb. Detajet financiare të kësaj marrëveshje s’janë publikuar.

 

Nga HP deklarojnë që me anë të këtij transaksioni ata dëshirojnë të zgjerojnë shërbimet e tyre duke iu mundësuar përdoruesve biznesor të krijojnë materiale printimi të personalizuar pa marrë parasysh lokacionin e tyre. Teknologjitë e Hiflex do të përdoren në ofertat për imazhim dhe printim të HP duke zgjeruar portfolion e shërbimeve të bazuar në cloud të ofruar nga HP.

Portoflio e Hiflex përfshinë sisteme për menaxhimin e informatave për industrinë e printerëve siç janë procesimi i porosive, menaxhimi i materialeve, menaxhimi i konsumatorëve dhe ndërfaqet për menaxhimin e kontabilitetit dhe financave; dhe një platformë të ueb-dyqanit që mund të përdoret nga bizneset e ndryshme për të personalizuar produktet e ofruara nga ta përfshirë kartelat biznesore, fllajerët dhe broshurat e ndryshme që mund të porositen online.

 

Lajmet e fundit>