Business & Management

Honda në bisedime me Google për projektin e makinave të automatizuara, Waymo

Dec 23 2016
0 Shpërndarje
Honda në bisedime me Google për projektin e makinave të automatizuara, Waymo

3000

Honda dhe kompania mëmë e Google, Alphabet, janë në bisedime formale për të zhvilluar makina autonome, bëri të ditur ditën e Enjte prodhuesi i shquar japonez i makinave.

Produkti kësaj marrëveshje do të jetë makina Waymo e Google, një projekt ky i ribranduar disaherë nga gjigandi i motorit të kërkimit.

Marrëveshja më e fundit synon që të adresojë koston e lartë të zhvillimit të një softueri të automatizuar dhe bashkëpunimi mes një fime teknologjike dhe prodhuesi makinash është pikënisja e duhur.

Megjithatë Honda hodhi poshtë pretendimet se angazhimi i kompanisë me Waymo do të linte pas dore projektin e saj të makinave të automatizuara. Në Qershor Honda zbuloi makinën e parë prototip plotësisht e automatizuar e cila do të hyjë në qarkullim pas 4 vitesh.

Nëse marrëveshja finalizohet, inxhinierët e Honda dhe të Luginës së Silikonit do të punojnë së bashku për të integruar softuerin e Waymo siç ka bërë Google në të kaluarën me makinat Pacifica të Fiat Chrysler.

Partneriteti me prodhuesit e tretë më të madh në Japoni do ti jepte Google avantazhin ndaj konkurrentëve në teknologjinë e makinave të automatizuara. Që nga 2009, kompania ka zhvilluar softuer dhe sensor për makinat autonome. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>