Harduer

Hitachi sjell disk të ngurtë 4TB për ndërmarrje

Apr 4 2012
0 Shpërndarje
Hitachi sjell disk të ngurtë 4TB për ndërmarrje

Hitachi njoftoi për diskun e tyre të ngurtë të parë për ndërmarrje i cili do të ketë hapësirë 4TB. Ky është një përmirësim në kapacitet për 33% në krahasim me paraardhësin e tij.

Disku ka një densitet më të lartë zonal që ofron 33% më shumë kapacitet në 24% më pak vat-për-gigabajt se sa paraardhësi i tij. Ky disk i ngurtë është pjesë e linjës Ultrastar 7k4000, linjë që përdorë formatin e ri më të avancuar 512e Advanced Format.

E tërë industria po lëviz kah ky format standard për shkak se sektorët 4KB në disqe të ngurta ofrojnë kapacitete më të larta dhe adresojnë kufijtë e tanishëm teknologjik me sektor 512 bajtësh në disa sisteme operative si Windows XP. Disqet e ngurta për laptop ose ato 2.5 inçësh janë adaptuar me formatin 512e Advanced Format në vitin 2010.

Disqet e ngurta në këtë format që ndryshe njihen edhe si disqe të ngurta 512e, do të operojnë edhe me 512-byte SATA, duke lejuar përshtatshmëri të dyanshme

Disku Ultrastar 7k4000 është gjenerata e tretë që përdor dizajnin Ultrastar. Ka pesë pllaka që rrotullohem me shpejtësi 7200rpm. Disku përdor ndërfaqe SATA 6Gbps dhe një amortizator cache 64MB.

Paraardhësi i këtij disku, Ultrastar 7k3000 kishte qenë i kufizuar në 3TB të dhëna. Me diskun e ri, IT menaxherët mund të kenë 2.4 petabajt kapacitet në një raft standard disqesh 19 inçësh.

Hitachi Global Storage Technologies është blerë nga Western Digital në fillim të muajit mars. Transaksioni kishte përfshirë 3.9 miliardë dollarë para të gatshme, dhe 25 milionë aksione në vlerë të përgjithshme rreth 0.9 miliardë dollarë.

Lajmet e fundit>