Harduer

Hibridët 2n1 laptop-tablet do të dominojnë tregun në 2016-tën

Dec 15 2015
0 Shpërndarje
Hibridët 2n1 laptop-tablet do të dominojnë tregun në 2016-tën

android-tablet-apps-100566263-primary.idgeHibridët tablet-laptop po rriten në popullaritet në kurriz të tabletëve standartë sipas raportit të fundit që vjen nga IDC. Parashikimet e firmës analitike japin një shifër prej 211.3 milion tabletësh të shitur përgjatë 2015-tës një rënie kjo me 8.1 % krahasuar me 2014-tën.

Ky treg ka që tre vite që nuk sheh një ditë të mirë ndërsa hibridët po shijojnë një sukses të vërtetë. Përfaqësuesi më i denjë i kësaj kategorie padyshim janë tabletët Microsoft Surface por kjo nuk do të thotë se është i vetmi prodhues që ofron paisje të tilla. Për vite me radhë Apple ka udhëhequr tregun e tabletëve sidomos në sektorin e sipërmarrjeve ndërsa me iPad Pro gjigandi amerikan po ngjitet në të njëjtën barkë me Microsoft.

Kjo vjen si rezultat i presion të lartë të Windows 10-tës e cila ofron disa alternativa më profesionale në aspektin e funksionalitetit dhe produktivitetit krahasuar me tabletët Android dhe iOS. Deri më 2019-tën, produktet e kësaj kategorie do të dyfishohen në numër nga Microsoft.

Jean Philippe Bouchard, drejtor i ekipit hulumtues të tabletëve pranë IDC-së, vendos theksin tek produktet me qasje drejt produktivitetit. Rivalët e njohur Apple, Google dhe Microsoft ofrojnë secili një produkt 2n1 krejt të ndryshëm nga njëri tjetri që nga hardueri gjer tek softueri. Paisjet 2n1 pritet të shënojnë një rritje me 75 % në 2016-tën.

Teksa po përpiqemi të ofrojmë një panoramë të përgjithshme mësojmë se tabletët e vegjël, me ekrane 7 deri në 9 inç do të shënojnë rënie pas 2019-tës. Në 2014-tën, 64% e tregut të tabletëve dominohej nga këto tabletë të vegjël ndërsa në 2015-tës kjo shifër ra në 58 % ndërsa në 2019-tën në 43 %.

Tabletët mesatarë, të cilët IDC i kategorizon me ekrane që variojnë nga 9-13 inç, zotëronin vetëm 36 % të tregut në 2014-tën. Kjo shifër u rrit në 42 % në 2015-tën ndërsa në 2019 kjo shifër do të shkojë në 55 %. Tabletët përtej 13 inçëve përbënin vetëm 2 % të tregut në 2015-tën. (PCWorld Albanian)

Tags >

tablet
Lajmet e fundit>