Business & Management

Henri Fisker premton rivalitet për Teslan me kompaninë e re të makinave elektrike

Oct 4 2016
0 Shpërndarje
Henri Fisker premton rivalitet për Teslan me kompaninë e re të makinave elektrike

Henrik Fisker waits to speak during the Chicago Auto Show, February 7, 2013. REUTERS/John Gress

Henri Fisker, kompania e automobilave e të cilit falimentoi në 2013-tën duke i ngelur borxh shtetit Amerikan 139 milion dollar, tha ditën e Marte se ka në plan të startojë një tjetër kompani të makinave elektrike për të konkurruar me Teslan.

Dizajneri i shquar i automobilave, dikur pronar i Fisker Automotive, ishte një rival i Tesla në makinat e para elektrike. Themeluar në 2007-tën, Fisker Automotive ndërtoi vetëm 2,000 makina që provuan dështim duke djegur 1,4 miliard dollar investime dhe taksa.

Fisker u largua nga kompania në Mars të 2013-tës përpara se të shpallte falimentimin. Gjatë një interviste Fisker tha se kompania e tij e re do të përqendrohet në zhvillimin e makinave konkurruese me Tesla Model S.

Ai nuk specifikoi se kur do të fillojë prodhimi por tha se një model tjetër më i vogël për të rivalizuar Tesla Model 3 do të lançohet me kosto afërsisht 35,000 dollar. Ai tha se makinat e tij elektrike do të kenë jetëgjatë më të lartë baterie falë një teknologjie të re. (CIO Albanian)

Tags >

Fisker
Lajmet e fundit>