Internet

HealthVault i Microsoft akoma i fortë

Jun 28 2011
0 Shpërndarje
HealthVault i Microsoft akoma i fortë

altShërbimi i Microsoft-it për ruajtjen e informatave mjekësore në një vend, HealthVault akoma do të jetë në planet e Microsoft-it. Kështu deklaruan nga kompania të hënën, pak ditë pasi Google deklaroi që heq dorë nga shërbimi i tyre i ngjashëm.

Sean Nolan, arkitekti kryesor në divizionin për shërbime mjekësore të Microsoft, njoftoi për disa avancime që i janë bërë kësaj teknologjie. Ndër këto avancime u përmend edhe mundësia e qasjes në shërbim nga celularët dhe lëshimi i kodit publik për zhvilluesit e softuerëve për të krijuar aplikacione mobile për këtë shërbim.

Gjithashtu nga tani përdoruesit mund të shtojnë imazhe mjekësore si rrezet-X dhe skanimet e dosjeve të tyre, dhe gjithashtu i lejon përdoruesve të ngarkojnë të dhëna nga sistemet shëndetësore qeveritare.

Shumë analistë të kësaj fushe dyshonin që edhe Microsoft do të heq dorë nga ky shërbim pas largimit të kompanisë Google nga tregu.

Megjithatë sipas deklaratave të Nolan, kjo nuk duket në horizontin e Microsoft. Analistët vlerësojnë që me largimin e Google-s nga ky treg Microsoft do të rris pjesën e tregut. Ndërsa Nolan në një ngjarje të rrallë falënderoi kompaninë konkurrente, Google, për siç tha ai, përqendrimin e vëmendjes në përfitimet nga këto shërbime dhe tha që të dy kompanitë kanë bashkëpunuar për të kaluar të dhënat nga Google Health tek HealthVault.

Sidoqoftë në fund nga Microsoft nuk dhanë ndonjë shifër për numrin e përdoruesve zyrtar të HealthVault.

Lajmet e fundit>