Karriere

Harry Huskey, njeriu i cili ndërtoi kompjuterin e parë në botë vdes në moshën 101 vjeçare

Apr 21 2017
0 Shpërndarje
Eniac u ndërtua në Universitetin e Pensilvanisë në 1940-ën dhe ishte 30 metër i gjatë, peshonte 30 ton, shfrytëzonte 18,000 valvula dhe 1,500 rele. Harry Huskey, njeriu i cili ndërtoi kompjuterin e parë në botë vdes në moshën 101 vjeçare Photo Source: Getty Images

Inxhinieri Harry Huskey i cili ndihmoi në ndërtimin e kompjuterave të parë u nda nga jeta ditën e Premte në moshën 101 vjeçare.

Dr. Huskey ishte një prej anëtare të ekipit i cili ndërtoi kompjuterin e parë Eniac në Shkurt të 1946-ës. Ky kompjuter konsiderohet si pajisja e parë elektronike e cila i shërbente një qëllimi të përgjithshëm.

Eniac u ndërtua në Universitetin e Pensilvanisë në 1940-ën dhe ishte 30 metër i gjatë, peshonte 30 ton, shfrytëzonte 18,000 valvula dhe 1,500 rele.

Qëllimi i tij ishte përllogaritja e trajektoreve të artilerisë të ushtrisë Amerikane. Huskey ju bashkua ekipi zhvillues të Eniac pak pasi mbërriti në Pensilvani për të mësuam matematikë për marinën Amerikane.

Detyra e tij ishte krijimi i manualeve teknike që tregonin mënyrën e operimit të kompjuterit. Pas luftës Huskey udhëtoi në Britani për të ndihmuar Alan Turing ndërtimin e Ace.

Ai gjithashtu ofroi ndihmën e tij në dizajnimin dhe ndërtimin e dy makinerive të tjera, Swac dhe G-15. Pjesën tjetër të jetës e shpenzoi në kërkime akademike në informatikë pranë Universitetit të Kalifornisë. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>