Business & Management

Hapet konkursi për plane të biznesit social

Oct 30 2012
0 Shpërndarje
Hapet konkursi për plane të biznesit social

Këtë të mërkurë do të hapet i pari konkurs për plane të biznesit social në Shqipëri, organizuar nga Yunus Social Business Albania në bashkëpunim me NBS, UN One Albania, AIDA dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” , Shkodër.

Konkursi është i hapur për individë, skuadra dhe organizata të ndryshme, kudo në Shqipëri, përfshi çdo sektor, që kontribuon në zgjidhjen e një problemi social apo mjedisor përmes biznesit, e lidhur me të gjithë grupet e shoqërisë shqiptare.

Sipas rregullave të konkursit, një nismë e biznesit social mund të jetë një nismë e biznesit social që propozohet si biznes i ri apo një nismë e biznesit social që ka filluar tashmë dhe propozohet për t’u zhvilluar më tej.

Konkursi do të filloj në 31 Tetor 2012 dhe afati i fundit për dorëzimin e planeve të biznesit social do të jetë 22 Dhjetor 2012.

Konkursi do të hapet zyrtarisht me konferencën “Lëvizja e biznesit social në Shqipëri: Ide që krijojnë impakt”, që do të zhvillohet ditën e mërkurë në mjediset e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Yunus Social Business është një shoqëri jo-fitimprurëse, e ngritur me nismën e nobelistit Muhammad Yunus, me qëllim i nxitjen e zhvillimit të bizneseve sociale.

Kjo nismë është në hapat e para dhe aktualisht ky program ka nisur vetëm në Shqipëri dhe në Haiti.

Informacion më të hollësishëm për Yunus Social Business dhe llojet e projekteve që mund të paraqiten në konkurs mund të gjeni në portalin http://yunussb.com. (CIO Albanian)

Tags >

Shqipëri
Lajmet e fundit>