Uncategorized

Hapet gara për 2012 Albanian ICT Awards

Feb 16 2013
0 Shpërndarje
Hapet gara për 2012 Albanian ICT Awards

Albanian ICT Awards 1Të premten u hap zyrtarisht konkursi i parë mbarëkombëtar për risitë dhe arritjet individuale në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Profesionistët e këtij sektori, të cilët kanë përfunduar me sukses një projekt në fushën e ICT-së gjatë vitit 2012, kanë mundësinë që përmes konkursit “2012 Albanian ICT Awards” të shpalosin krijimtarinë e tyre si dhe të vlerësohen nga një juri e përbërë nga profesionistë të shquar e botës së ICT-së.

Gjatë workshop-it të parë të mbajtur në Qendrën “Protik” në Tiranë, u trajtua gjerësisht eventi Albanian ICT Awards si dhe njëkohësisht u prezantua një përmbledhje e shkurtër e historikut të ICTS Media, kompanisë organizatore të eventit, e liçensuar nga International Data Group (IDG) e njëkohësisht lidere në rajon përsa i përket mediave të teknologjisë.

Përfaqësuesit e ICTS Media u shprehën se çmimet “Albanian ICT Awards” simbolizojnë mirënjohjen dhe vlerësimin për punën Albanian ICT Awards 2krijuese të individëve dhe skuadrave të punës, të cilët kanë arritur të ndikojnë në zhvillimin e ideve inovatore, profesionalizimin e sektorëve të ndryshëm të biznesit, zhvillimin e kurrikulës në sistemin arsimor të teknologjisë, ndërtimin e strategjive kreative nga zhvilluesit, programuesit, arkitektët softuerikë mobile, web, desktop, të shërbimeve online etj.

Edlira Kasaj dhe Vjollca Dako, si drejtuese dhe përfaqësuese të Qendrës “Protik” dhe Fondacionit “Dritan Hoxha”, institucioneve mbështetëse dhe partnere, vlerësuan eventin për risinë që sjell në tregun shqiptar të fushës së teknologjisë dhe komunikimit dhe e mbështetën atë që në fillimet e tij. Drejtori i Fondacionit “Vodafone Albania”, Albi Greva, vuri në dukje analogjinë me programin “World of Difference”, në kuptimin e nxitjes së novacionit dhe ideve të reja me ndikim social, si edhe premtoi mbështetje për këtë inciciativë.

Në garë për çmime do të jenë pesë kategori ndërsa aplikimet do të zhvillohen online përmes faqes zyrtare www.ictawards.org:

1. ICT Creativity Of The Year (Kreativiteti TIK i Vitit)ict logo1

2. ICT Academic Of The Year (Akademiku TIK i Vitit )

3. ICT Mobility Of The Year (Mobiliteti TIK i Vitit)

4. ICT Diploma Thesis Of The Year (Tema e Diplomës TIK e Vitit)

5. ICT Rising Star Of The Year (Ylli i Vitit TIK në ngritje)

Organizatorët e eventit, si i pari i këtij lloji, ftuan të gjithë të interesuarit që të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje dhe të marrin informacion më të hollësishëm. Kompania ka vënë në dispozicion disa mundësi të pjesëmarrjes, ndërsa të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë stafin menaxhues të eventit, përmes faqes zyrtare të eventit www.ictawards.org. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>