Slider

Hapen aplikimet online për çmimet e Albanian ICT Awards

Feb 10 2014
0 Shpërndarje
Hapen aplikimet online për çmimet e Albanian ICT Awards

Janë hapur zyrtarisht aplikimet për edicionin e dytë të konkursit mbarëkombëtar Albanian ICT Awards. Duke filluar që nga data 1 shkurt 2014, të gjithë ata të pasionuar, por jo vetëm, kanë tashmë mundësi të dërgojnë formularët e aplikimeve të tyre sipas pesë kategorive të çmimeve që janë: ICT Inovacioni i vitit; ICT Akademiku i vitit; ICT Mobiliteti i vitit; ICT Diploma e vitit dhe ICT Ylli në ngritje i vitit.

ICTA_Twitter_PhotoÇmimi kombëtar ICT Awards përveç shpërblimit financiar është një mundësi unike për karrierën e gjithsecilit duke ofruar interships dhe mundësi rekrutimi me kompanitë partnere, ekspozim mediatik individual, studime të avancuara, mundësi promovimi i projektit fitues, komercializim, pajisje elektronike dhe shumë më tepër detaje të cilat do të zbulohen në vijim. Objektivi i këtij evenimenti është identifikimi dhe shpërblimi i profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm, inovatorëve, profesorëve, yjeve në ngritje të cilët gjatë vitit kalendarik 2013 kanë arritur të lënë gjurmë pozitive dhe kontribut në sektorin e gjerë të ICT-së.

Paneli i jurisë i cili do të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe e bazuar në mënyrë strikte në rregullat e dhe kriteret e vlerësimit të vendosura në mënyrë profesionale, do të përzgjedhë fituesit e pesë kategorive. Përbërja e Jurisë është menduar të jetë e atillë që të përfaqësojë vlerat më të spikatura të sektorit të IT-së, komunikimit, biznesit dhe të shoqërisë, të cilët kanë për qëllim që në mënyrë objektive të ndajnë midis njëri-tjetrit idetë për identifikimin e më të mirëve nga të nominuarit e “Albanian ICT Awards II”.

Emrat e jurisë pritet të publikohen gjatë kësaj jave, ndërsa Workshopet që do t’i paraprijnë përzgjedhjes, përgatitjes së eventit dhe Natës Gala të ndarjes së çmimeve, do të mbahen në Tiranë, Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë, ndërkohë datat për mbajtjen e tyre janë akoma të hapura. Të gjithë aplikantët që synojnë të kandidojnë apo të nominojnë një person mund të informohen në seksionin e pyetjeve dhe udhëzimeve i cili gjendet në këtë link:  http://ictawards.org/udhezime/.

Profilet dhe specifikat e pesë kategorive të çmimeve të “Albanian ICT Awards II”

innovationICT Inovacioni i vitit
Kjo kategori vlerëson të gjithë programuesit, zhvilluesit apo grupet e punës që kanë zhvilluar një program, aplikacion, modernizim apo çfarëdo lloj teknologjie ose inovacioni në fushën e ICT-së, qoftë desktop, web, cloud etj.

Termi inovacion është i pranueshëm për të gjitha aplikacionet të cilat kanë një zgjidhje e cila përmban risi në tregun shqiptar, zgjidhje kjo e cila vjen në ndihmë të një komuniteti të caktuar njerëzish. Formulari për aplikim

akademikuICT Akademiku i vitit
Është kategoria e cila vlerëson pedagogët e ICT-së dhe të fushave derivate të saj, me arritjet e tyre, qoftë me anë të publikimeve me impakt konkret në botën e teknologjisë dhe komunikacionit, qoftë një arritje në temën e doktoraturës, një projekt në kuadrin e fushës akademike, projekt në kurrikulat mësimore etj.

Jeni të ftuar të nominoni për këtë çmim profesorët, akademikët, shkencëtarët, doktorantët të cilët kanë dhënë kontribut të shquar në kurrikulat e sistemit arsimor apo projekt të spikatur në këtë industri. Formulari për aplikim

mobilitetiICT Mobiliteti i vitit
Kategoria Mobility i dedikohet të gjithë atyre që kanë realizuar së fundmi një aplikacion të suksesshëm (Android, iOS, Blackberry, Windows Phone ose HTML 5) i cili duhet të ketë të vetmin kusht të jetë i bazuar në shërbim të lëvizshëm.
Kjo kategori vlerëson çdo projekt, individ, aktivitet ose projekt të fushës së ICT-së, të realizuar me sukses në funksionin e plotë të termit “mobility”, që nënkupton, Mobile App, Wi-Fi, EGDE, 3G, banking apo çfarëdo zgjidhje (solution) që i vjen në ndihmë ndonjë industrie tjetër publike ose private. Formulari për aplikim

diplomaICT Diploma e vitit
Është kategoria e cila nuk njeh asnjë kufizim gjeografik në aspektin e vendndodhjes së Universitetit nga vjen studenti, përveç kombësisë e cila duhet të jetë shqiptare. Kjo kategori vlerëson studentët e informatikës, të shkencave kompjuterike apo të degëve derivate të saj që kanë përfunduar një projekt konkret, të suksesshëm brenda temës së tyre të diplomës (bachelor/master) në  universitetet publike apo private. Formulari për aplikim

ylliICT Ylli në ngritje i vitit
Kjo hapësirë i dedikohet pjesës më interesante dhe më shpresëdhënëse yjeve në ngritje. Në këtë kategori do të mund të aplikojnë të gjithë të apasionuarit e rinjë, adoleshentët apo fëmijët, nën moshën 18 vjeç, të cilët e kanë talent të theksuar në fushën e IT-së, aftësi të cilat mund t’i kenë demonstruar nëpërmjet zhvillimit të një projekti konkret të suksesshëm, qoftë një softuerë, zgjidhje apo produkt të secilës natyrë (Web, mobile, desktop, cloud, communication, harduerë etj). Formulari për aplikim

Natyrshëm ICT Awards, do të fillojë rrugëtimin dy-mujor për të gjurmuar nga afër inovatorët, ato mendjet e bukura me të cilat përfaqësohemi denjësisht jo vetëm brenda trojeve shqiptare por edhe më gjerë.

Mbrëmja unike Gala e cila do të mbahet me datën 25 Prill 2014, përgatitjet për të cilën vetëm kanë filluar do të vijë me shumë surpriza , risi dhe të ftuar të veçantë, që nga moshat më të vogla e deri tek veteranët e teknologjisë, shqiptarë të suksesshëm nga e gjithë bota. (ICTSmedia PR)

Lajmet e fundit>