Technology

Hapen aplikimet në edicionin e 11-të të World Summit Awards

May 5 2017
0 Shpërndarje
Hapen aplikimet në edicionin e 11-të të World Summit Awards

World Summit Awards hapi aplikimet. Të gjitha produktet dixhitale me impakt në shoqëri mund të aplikojnë tani nëpërmjet ekspertëve kombëtare të WSA që të nonimohen në edicionin e 11-të të WSA.

Të gjitha aplikimet e përshtatshme do të vlerësohen nga një juri ndërkombëtare dhe shpërblehen në skenën e Kongresit Global të WSA i cili do të mbahet në Vjenë të Austrisë Marsin e vitit të ardhshëm.

Epoka dixhitale ofron mundësi të panumërta por vetëm pak prej tyre arrinë të kenë impakt duke zgjidhur nevoja reale të komunitetit. Bëhuni si aplikacioni nga Tunizia për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, përmbajtje edukative Meksikane për epokën dixhitale dhe zgjidhja 360 gradëshe e Austrisë për të pavarësinë e të moshuarve.

WSA 2017 është një mundësi e artë për ata që duan të kenë impakt real në ICT.

“Shërbimet dixhitale janë gjëja më e rëndësishme e njerëzve në një shoqëri informacioni. Sfida është të krijosh përmbajtje dhe aplikacione inovative dhe jo thjesht përmbushja e nevojave të komunikimit. Njohja e përmbajtjeve, aplikacioneve dhe zgjidhjeve me impakt reale në jetët e miliona njerëzve është qëllimi i WSA,” u shpreh Themeluesi Peter Bruck.

Pas një periudhe përzgjedhjeje në rang kombëtar, një juri ekspertësh do të bashkohen në Berlin për të vlerësuar aplikimet dhe zgjedhur produktet më të mira në mesin e qindra nonimineve.

Edicioni i 11-të i WSA sjell njohje speciale për sipërmarrësit dixhital social të moshave nën 30 vjeç. I disponueshëm për të gjithë të rinjtë e vendeve anëtare të BE-së, WSA Young Innovators është i hapur për çdo startup, sipërmarrës, NGO, student apo individ i cili përdor teknologjinë për të kontribuar në Objektivat e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara. Aplikimet mbyllen më 15 Qershor 2017.

Plot 46 fitues do të kenë shansin të prezantojnë produktet e tyre në Kongresin Global të WSA në Vjenë. Konferenca dy ditore në formatin e një workshopi do të mbahet në Vienna City Hall me mbështetjen e Bashkisë së këtij qyteti dhe bizneseve lokale.

Rreth World Summit Awards

WSA është një konkurs i organizuar në kuadër të Samitit Botëror të Shoqërisë së informacionit organizuar nga Kombet e Bashkuara, mandatuar në 2005-ën dhe realizuar në bashkëpunim me organizata si UNESCO, UNIDO, UNCTAD dhe ITU. Duke ndërtuar një rrjet global ekspertësh kombëtare, grupesh joqeveritare, zyrash qeveritare dhe organizatave të tjera profesionale, WSA ofron zgjidhje inovative nga 178 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara. Për më shumë informacion vizitoni uebsajtin zyrtar, faqen zyrtare të World Summit Awards në Facebook dhe në Twitter. /CIO Albanian

Tags >

WSA
Lajmet e fundit>