Siguri

Hakohen llogaritë e ushtrisë amerikane në Twitter dhe YouTube

Jan 13 2015
0 Shpërndarje
Hakohen llogaritë e ushtrisë amerikane në Twitter dhe YouTube

5c7a6da0Hakerat që mendohet se punojnë për llogari të organizatës terroriste ISIS, kanë mundur të hyjnë në llogaritë e ushtrisë amerikane në rrjetet sociale si Twitter dhe YouTube ditën e djeshme. Por pas kësaj Pentagoni deklaroi se kishte mundur ti riaksesonte sërish faqet dhe se asnjë informacion i rëndësishëm nuk ishte rrezikuar.

Profili i ushtrisë në Twitter ishte mbushur plot me kërcënime të tilla si: “American soldiers, we are coming, watch your back!” (Ushtarë amerikanë, ne po vijmë, kini kujdes!). Në postime të tjera u shfaqën listat e emrave të ushtarëve, numrat e telefonit por dhe harta të përdorura nga ata. Shumica e materialit të publikuar shoqërohej nga nënshkrimi FOUO (For Official Use Only), por asnjeri prej tyre nuk rezultoi të ishte informacion i klasifikuar apo sensitiv. Këto postime erdhën direkt pasi Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara postoi mbi luftën kundër shtetit islamik dhe partnerët e saj. Hakerat e rititulluan profilin e ushtrisë me emrin ‘CyberCaliphate’ me një nënshkrim ‘ISIS i love you’.

Një përfaqësues i ushtrisë konfirmoi sulmin dhe shtoi se Komanda Qendrore kishte marrë të gjitha masat për përmirësimin e situatës. Pak orë pas sulmit profili në Twitter dhe në YouTube u çaktivizuan përkohësisht. Kjo nuk është hera e parë që profile zyrtare në Shtetet e Bashkuara të sulmohen nga hakerat. Akoma nuk është e qartë nëse sulmi është kryer nga ushtarët islamikë apo thjesht nga simpatizantët. (CIO Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>