Siguri

Hakohen llogaritë e CNN në Facebook dhe Twitter

Jan 26 2014
0 Shpërndarje
Hakohen llogaritë e CNN në Facebook dhe Twitter

7405308088_d535d4c5ae_bNjë grup llogarish të mediave sociale që i përkasin CNN, së bashku me disa blogje, u hakuan gjatë ditës së enjte nga një grup që e quan veten “Syrian Electronic Army.” Rrjeti televiziv tha se llogaria kryesore në Facebook, ajo në Twitter dhe disa blogje ishin sulmuar dhe ishte postuar në to. Këto postime, përfshi cicërima të paautorizuara, u fshinë brenda disa minutave dhe llogaritë janë rikuperuar që nga ai moment.

SEA, një grup që mbështet regjimin sirian të Bashar al-Assad, tha përmes një postimi në Twitter se kishte vendosur të sulmonte CNN-in për shkak të raportimeve jo të vërteta që kanë bërë lidhur me gjendjen në Siri. Kjo nuk është hera e parë që ky grup shenjëstron uebfaqe të njohura apo llogari në Twitter. Këtë muaj ishin sulmuar llogaritë e Skype si dhe disa blogje dhe llogari në rrjetet sociale të Microsoft-it. Kjo për arsyen se grupi e akuzon kompaninë që i ka dhënë të dhënat e konsumatorëve qeverisë amerikane, siç u raportua nga ish-kontraktori i NSA-së, Edward Snowden.

SEA është dyshuar gjithashtu se ka inicuar një sulm në Melbourne IT, një regjistër domeinesh australianë, në muajin gusht të vitit të kaluar, çka preku uebfaqe si ato të New York Times, Twitter etj. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>