Siguri

Hakohen faqet shoqërore të Lady Gaga

Dec 21 2011
0 Shpërndarje
Hakohen faqet shoqërore të Lady Gaga

17 milionë përcjellës dhe më shumë se 45 milionë fansa të këngëtares të njohur, Lady Gaga, kanë qenë cak i mashtrimeve pasi këto llogari kishin kaluar në dorë të kriminelëve të martën. 

“iPad-i i ri i Lady Gaga-s do të dal në treg pas tre ditëve! Prandaj brenda 72 orëve të ardhshme ne do të organizojmë një ofertë masive për të gjitha fansat e Nënës Përbindëshe. Regjistrohuni tani dhe merrni edicionin special të iPad të Lady Gaga-s mu në kohën e pushimeve! Për rregullat e garës dhe regjistrim vizitoni lidhjen e mëposhtme,” shkruante në Facebook derisa porosia në Twitter ishte “Përbindësha, unë po shpërndaj falas iPad 2 secilit nga ju për festa 🙂 Shkoni tek ____ që të merrni një!”

BBC raportoi që më shumë se 100,000 veta janë mashtruar nga këto porosi. Sulmi kishte për qëllim që të mashtronte fansat e saj ashtu që të merrni informatat personale të tyre.

Pas njoftimit, mesazhet u larguan nga të dy llogaritë shoqërore derisa vet Lady Gaga kumtoi përfundimin e sulmit.

Më herët, në qershor të këtij viti, dy gjerman ishin gjykuar në Duisberg për hakimin e kompjuterëve që përmbanin materiale që i përkisnin Lady Gaga-s.

Fama e fundit e kësaj këngëtareje, e ka bërë atë si cak i krimineleve të cilët tentojnë të abuzojnë me besimin që kanë në të fansat e saj.

Lajmet e fundit>