Siguri

Hakohen faqet e rrjetit televiziv NBC

Nov 6 2012
0 Shpërndarje
Hakohen faqet e rrjetit televiziv NBC

Një seri faqesh të NBC, përfshi edhe versionin mobile Saturday Night Live si dhe NBC Sports Rotoworld janë hakuar.

Disa prej tyre kishin sfonde të zeza së bashku me shkrime “hacked by pyknic.” Titujt me shkronja të mëdha përfshijnë edhe fjali si “Remember, remember the fifth of November.” (Mos harroni datën 5 të nëntorit). Ishte lënë edhe një shënim tjetër ku thuhej se janë marrë të dhëna përdoruesish dhe fjalëkalime.

Deri tani, NBC nuk ka komentuar mbi këtë çështje dhe nuk e ka verifikuar nëse janë hakuar vërtet fjalëkalime apo jo.

Megjithatë, kompania i ka rikthyer faqet në mesditën e së hënës.

Shfrytëzimi i datës 5 nëntor duket se ka lidhje me Guy Fawkes Day , ku hakeri Anonymous kishte deklaruar më parë se do të hakonte faqe në këtë datë, por nuk dihet nëse edhe në hakimin e NBC ka gisht nga Anonymous.

Një faqe tjetër që u prek nga hakimi i “Pyknic” është edhe GagaDaily, faqja e fansave të Lady Gaga-s. (CIO Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>