Siguri

Hakeri vjedh të dhëna nga Ueb faqet e policisë britanike

Sep 8 2012
0 Shpërndarje
Hakeri vjedh të dhëna nga Ueb faqet e policisë britanike

Një haker me sukses ka vjedhur të dhëna duke përfshirë email adresat nga tre Ueb faqe të policisë së Britanisë së Madhe në një sulm që duket se përkrahë Julian Assange.

Të publikuara në Pastebin nën banerin “OpFreeAssange”, të dhënat e marra nga tri faqet e policisë – Hertfordshire, Nottinghamshire Constabularies dhe police.co.uk – ishin të nivelit të ulët sipas standardeve të fundit.

Këto të dhëna përfshinin email adresa, fjalëkalime të llogarive dhe PIN të stafit të policisë në skemën Fqinjët Më të Sigurt. IP adresat ishin poashtu të zbuluara por shumica e dëmit do të jetë shqetësimi i thjeshtë.

“Si një masë paraprake këto faqe përkohësisht nuk janë në dispozicion ndërsa rrethanat se si ky informacion ishte siguruar është hetuar,” thuhet në një deklaratë nga Policia e Hertfordshire.

“Nuk ka absolutisht ndonjë tregues që ndonjë e dhënë personale që ka të bëjë me zyrtarët ose anëtarët e publikut është, ose do të mund të rrezikohej,” thuhet në komunikatën e policisë.

Motivi i hakerit duket të jetë brengosje e thjeshtë.

“Unë nuk jam një anëtar i Anonymous. Bëni çfarë dreqin që dëshironi me këtë informacion, mua nuk më intereson fare!, “ thuhet në porosinë e hakerit. “Ky nuk është asgjë tjetër pos pak m** nga l33t h4x … por kjo tregon se sa i pasigurt është Uebi.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>