Siguri

Hakerët vjedhin 6.7 milionë dollarë

Jan 19 2012
0 Shpërndarje
Hakerët vjedhin 6.7 milionë dollarë

Cyber-krimi i parë i vitit 2012 është realizuar në Afrikën Jugore ku hakerët kanë vjedhur rreth 6.7 milionë dollarë nga banka shtetërore Postbank. 

Sipas gazetës Sunday Times, hakerët kanë përdorur kredenciale të vjedhura nga sportelet e Postbank dhe një agjent i tyre i thirrjeve për të transferuar 6.7 milionë dollarë në llogari të shumëfishta bankare që ishin hapur në fund të vitit të kaluar. Hakerët gjithashtu kanë bërë shumë tërheqje parash nga ATM në tri provinca të ndryshme. Falë kredencialeve, hakerët kanë qenë në gjendje të rrisin edhe limitet e tërheqjeve duke lehtësuar tërheqjen e parave në shuma të mëdha.

Vjedhja ka ndodhur përgjatë tri ditëve, duke filluar me 1 janar në ora 9 dhe paratë e fundit të tërhequra nga Postbank datojnë me 3 janar në ora 6:11. Sipas Postbank asnjë nga  klientët e tyre nuk është dëmtuar.

Para tri viteve Postbank kishte shpenzuar më shumë se 2 milionë dollarë në përmirësimin e sistemit të sigurisë në bankë, që siç duket nuk ishte mjaft i rezistueshëm ndaj “haktivistëve” të ndryshëm.

Lajmet e fundit>