Siguri

Hakerët vjedhin 2.7 milionë dollarë nga Citigroup

Jun 25 2011
0 Shpërndarje
Hakerët vjedhin 2.7 milionë dollarë nga Citigroup

altCitigroup ka shënuar humbje prej rreth 2.7 milionë dollarëve pasi hakerët gjetën një mënyrë për të vjedhur numrat e kartelave kreditore nga uebfaqja e tyre dhe ti ngarkojnë ato me pagesa mashtruese.

Citi njoftoi për sulmin ma herët gjatë këtij muaji duke deklaruar që hakerët janë qasur në më shumë se 360,000 kartela kreditore të konsumatorëve amerikan të kësaj kompanie. Megjithatë hakerët nuk kishin mundur të futeshin në sistemin qendror të procesimit të kredit kartelave të kompanisë, por duke u kyçur në uebfaqen për llogaritë, Citi Account Online, dhe duke gjetur me pahir numrat e kredit kartelave kanë arritur më pas të marrin edhe emrat e përdoruesve dhe informatat për kontakt.

Të dhëna tjera si ditëlindjet, CVV kodet, numrat e Sigurimit Social që përdoren për transaksione online, nuk janë marrë nga ana e hakerëve.

Deri tani nuk kishte informata zyrtare për numrin e dëmeve të shkaktuara, por të premten, Citi konfirmoi që paratë e vjedhura kapnin shumën prej 2.7 milionë dollarëve nga 3,400 llogari. Sidoqoftë përdoruesit nuk do të ndjejnë humbjet, pasi bankat do të kompensoj këto para.

Konsumatorët të cilët për vjedhjet u njoftuan me 3 qershor pos kompensimit të parave do të marrin edhe kredit kartelat e reja. Të gjitha harxhimet përfshirë edhe kompensimin për 360,000 klientët e prekur nga ky sulm do të arrijnë në 214$ për konsumatorë apo deri në 77 milionë dollarë në total sipas Ponemon Institute.

Lajmet e fundit>