Siguri

Hakerët turq sulmojnë uebfaqet nëpërmjet sulmit në DNS

Sep 5 2011
0 Shpërndarje
Hakerët turq sulmojnë uebfaqet nëpërmjet sulmit në DNS

Një grup turk i hakingut ka arritur që të ngacmojë regjistruesin e adresave të ineternetit gjatë fundjavës, duke i dërguar vizituesit e dhjetëra uebfaqeve që iu përkasin ndërmarrjeve si Microsoft, UPS dhe Vodafone në një uebfaqe të kontrolluar nga hakerët.

Sipas Zone-H, një uebfaqe kjo e cila gjurmon shpartallimet e uebfave, 186 uebfaqe ishin ridrejtuar në një uebfaqe të kontorlluar nga “Turkguvenligi”. Një porosi në faqen ku dërgoheshin përdoruesit ishte: “4 Shtator. Ne Turkguvenligi e deklarojmë këtë ditë si Ditë të Hakerëve Botërorë – Argëtohuni 😉 h4ck y0u.”

Të gjitha uebfaqet ishin regjistruar nëpërmjet NetNames, që është pjesë e grupit NBT. NetNames ofron shërbime DNS (Domain Name System) për uebfaqet, që është sistemi i përdorur për përkthimin e një emri të domeinit në një IP adresë që të mund të emërohet në një shfletues të uebit.

Turkguvenligi arriti të sulmojë DNS serverët e NetName nëpërmjet një sulmi infektues në SQL, i cili përfshin vendosjen e urdhërave në një formë të bazuar në ueb për të arë nëse baza e pasme e të dhënave përgjigjet. Nëse këta urdhëra nuk janë të skanuar për kod qëllimkeq, një sulmues mund të përfitojë qasje në sistem.

Fatmirësisht, gjatë natës faqet janë kthyer në gjendjen e mëparshme dhe sulmuesit nuk kanë prekur të dhënat e uebfaqeve përkatëse./cio.al

Lajmet e fundit>