Siguri

Hakerët kinezë sulmojnë sistemin kompjuterik të New York Times

Jan 31 2013
0 Shpërndarje
Hakerët kinezë sulmojnë sistemin kompjuterik të New York Times

China hackerPas një hetimi të gjatë nga gazeta për kryeministrin kinez, thotë The New York Times, sistemet kompjuterike të gazetës ishin infiltruar dhe sulmuar nga hakerët kinezë. Sulmet filluan katër muaj më parë dhe arritën kulmin kur, sipas gazetës, hakerët vodhën fjalëkalimin e korporatës për çdo punëtor në Times.

Kompjuterët personalë të 53 nga ata punëtorë ishin spiunuar. Times zbuloi sulmet pasi kishte parë “veprimtari të pazakonshme” në sistemin e vet kompjuterik. Hetuesit e sigurisë ishin në gjendje të futeshin në sistem dhe të ndiqnin lëvizjet e hakerëve, të shohin se çfarë spiunimi bënin dhe eventualisht “t’i dëbonin ata”.

Hakerët depërtuan në kompjuterët e gazetës teksa njëri nga reporterët e saj, David Barboza, ishte duke përgatitur një hetim për pasurinë e familjes së kryeministrit kinez, Wen Jiabao. Njëherë artikulli u publikua në tetor, kur edhe u rritën veprimtaritë e hakerëve.

Sipas New York Times, ata ishin pas informacioneve për burimet dhe kontaktet për artikullin e Barbozas. Në mënyrë që të gjenin më tepër se kush ishte pas sulmeve kibernetike, Time punësoi ndërmarrjen e sigurisë Mandiant. Ekspertët nga kjo ndërmarrje ishin në gjendje që të gjejnë dhe të bllokojnë sulmet, teksa shikonin çdo lëvizje të hakerëve, tha gazeta. Kryeredaktori i gazetës, Jill Abramson, tha, “s’ka dëshmi që e-mailat ose skedarët e ndjeshëm nga raporti i artikujve tanë për familjen Web ishin qasur, shkarkuar ose kopjuar.”

Sipas Times, metodat që hakerët përdorën ishin të ngjashme me ato të sulmeve të kaluara nga ushtria kineze. Këto metoda përfshijnë sulme përgjatë kompjuterëve të universiteteve amerikane, duke ndryshuar vazhdimisht IP adresat, duke përdorur maluer në e-mail për t’u futur në sistemin kompjuterik dhe duke instaluar softuer të posaçëm për të goditur individë dhe dokumente të posaçme. The New York Times

Ministria Kombëtare e Mbrojtjes e Kinës ka mohuar që qeveria kishte të bënte diçka me këtë zbavitje të hakerëve. “Ligjet kineze ndalojnë çdo veprim duke përfshirë hakimet që dëmtojnë sigurinë e internetit”,- tha Ministria për Times.

“Për të akuzuar ushtrinë kineze për lëshim të sulmeve kibernetike pa ndonjë provë të qëndrueshme është jo profesionale dhe e pa bazë.” Është e pazakonshme për qeveritë që të mbështesin sulme kibernetike kundër mediave, agjencive dhe fabrikave të një vendi tjetër. Irani dyshohej se kishte paguar për një sulm në BBC News të Britanisë së Madhe marsin e vitit të kaluar dhe më herët gjatë këtij muaji, qeveria e Shteteve të Bashkuara tha që Irani ishte përgjegjës për një valë madhore të sulmeve kibernetike në bankat e Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara po ashtu dyshohen se kanë paguar luftën e tyre të hakimit kundër centraleve elektrike, ndërmarrjeve të vajit dhe fabrikave nukleare me tre virus të quajtur Flame, Stuxnet dhe Duqu. Spiunazhi kibernetik kinez kundër Shteteve të Bashkuara është raportuar që të ketë qenë një kërcënim në rritje e sipër për disa vite. Komisioni për Ekonominë dhe Vëzhgimin e Sigurisë të Shteteve të Bashkuara dërgoi një raport në kongres gjatë nëntorit duke iu kërkuar ligjvënësve që të ndërmarrin veprime parandaluese.

Raporti e quajti Kinën si “aktorin më kërcënues në hapësirën kibernetik” dhe gjeti që në vitin 2012, hakerët e sponsorizuar nga Kina vazhduan të sulmojnë sistemet kibernetike të udhëhequra nga qeveria dhe ushtria amerikane, e po ashtu edhe nga sektori privat.

Ndonëse Times ka qenë në gjendje që të largojë për momentin hakerët, kjo nuk do të thotë që gazeta nuk do të jetë sërish cak i ndonjë sulmi tjetër nga hakerët. “Ky nuk është fundi i ngjarjes” tha për Times, shefi i sigurisë së Mandidant, Richard Bejtlich. “Sapo të marrin një pëlqim në një viktimë, ata synojnë të kthehen prapa. Nuk është si një rast i krimit dixhital ku furacakët vjedhin gjëra dhe pastaj shkojnë. Kjo kërkon një model të vigjilencës së brendshme.” (CIO Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>