Siguri

Hakerët kanë vjedhur 72 organizata

Aug 4 2011
0 Shpërndarje
Hakerët kanë vjedhur 72 organizata

Kompania për siguri McAfee publikoi një raport të detajuar për një grup hakerësh që ka arritur të futet brenda 72 kompanive dhe organizatave në 14 vende që nga viti 2006 në një operacion masiv që ka vjedhur sekrete kombëtare, plane biznesore dhe informata tjera të ndjeshme.

Nga McAfee deklarojnë që sulmuesit sipas të gjitha gjasave janë një grup i vetëm që vepron në emër të një qeverie, për dallim nga valët e sulmeve të fundit më pak të sofistikuara nga grupe si Anonymous dhe LulzSec.

McAfee nuk deklaroi se cili shtet mund të jetë duke punuar me hakerët, për dallim nga kompanitë si Google, e cila muajt e fundit ka fajësuar Kinën për hakimin në llogaritë Gmail të disa zyrtarëve të lartë amerikan.

Hyrjet ilegale të cilat McAfee i ka quajtur Operation Shady RAT, ishin zbuluar pasi kompania kishte fituar qasje në serverin e llojit komando-dhe-kontrollo që mblidhte të dhënat nga kompjuterët e sulmuar dhe regjistronte hyrjet ilegale

“Pas analizave të përpikta të regjistrave, edhe ne ishim të befasuar nga diversiteti enorm i organizatave të sulmuara dhe nga guximi i autorëve të sulmeve për të sulmuar organizata të tilla,” shkruante Dmitri Alperovitch, nënpresident në McAfee.

Ai vazhdoi duke thënë që gjashtë vitet e kaluara kanë qenë hiç më pak se “transferim parash historik i pa hasur më parë” me anë të operacioneve hakuese.

Të dhënat e vjedhura përfshijnë gjithçka nga informata të klasifikuara në rrjete qeveritare, kode burimore, arkiva e-mailash, detaje eksploruese për fusha të reja të naftës dhe gazit, kontrata legale, konfigurime SCADA (kontroll mbikëqyrës dhe marrje të dhënash), skema dizajnuese dhe shumëçka tjetër.

McAfee refuzoi të përmendte organizatat e sulmuara, duke u referuar organizatave si “South Korean Steel Company,” “U.S. Defense Contractor #1” dhe “Taiwanese Electronics Company,” ndër të tjera.

Por, nga organizatat që u përmendën ishin Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Agjencioni Ndërkombëtar Anti-Doping, Kombet e Bashkuara, sekretariati i ASEAN (Shoqatat e Vendeve të Azisë Juglindore). Këto ishin ndër organizatat e përmendura pasi që nuk kishin interes ekonomik për hakerët.

Grupet hakuese kanë marr qasje në kompjuterët së pari duke dërguar email të drejtuar individëve brenda organizatave. E-mailët kishin përmbajtje e cila po të shtypej do të shkarkonte një softuerani

malinj që do të komunikonte më pas me serverin komando-dhe-kontrollo.

Në vitin 2006 ishin sulmuar tetë organizata, në vitin 2007 numri ishte ngjitur në 29 sosh, në vitin 2008 në 36, dhe më 2009 kishte arritur në 38, por që nga atëherë ka filluar të binte. Kohëzgjatja e sulmeve sillej nga më pak se një muaj deri në dy vite siç ishte rasti me një komitet olimpik në një shtet të paemëruar aziatik.

Lajmet e fundit>