Siguri

Hakerët hapin vrimat e arnuara në Internet Explorer

Jun 18 2011
0 Shpërndarje
Hakerët hapin vrimat e arnuara në Internet Explorer

altTë martën Microsoft ofroi pakon prej 11 përditësimeve për shfletuesin Internet Explorer, si pjesë e “të martës arnuese” që përbëhej nga arnimet për 34 vrima në 16 buletine të veçanta sigurie.

Shumica e ekspertëve vlerësuan këto arnime si vitale dhe udhëzonin përdoruesit e Windows të përditësonin  kompjuterët e tyre sa më shpejt që të ishte e mundur.

Por, të premten nga kompania Symantec raportuan që CVE 2011-1255 kishte filluar të abuzohej përsëri nga ana e hakerëve. Sipas zyrtarëve nga kjo kompani, ata kanë gjetur një vrimë në një faqe malinje e cila në mënyrë automatike shkarkonte dosjen malinje të koduar në PC nga çdo përdorues që shfrytëzonte kopjen e pa arnuar të shfletuesit Internet Explorer 8.

Pasi të instalohej në makinë, malware kontaktonte me serverin e tij dhe dëgjonte komandat nga udhëheqësit e tij në atë server. Megjithatë ky problem prek vetëm ata që përdorin IE6, IE7, dhe IE8. Përdoruesit e IE9, nuk janë prekur nga ky problem, por kanë patur arnime të martën për katër vrima tjera të ndryshme nga kjo e cekur më lartë.

Lajmet e fundit>