Internet

Hakerët bëhen me satelit

May 10 2012
0 Shpërndarje
Hakerët bëhen me satelit

Siç raporton BBC News, në kongresin e fundit të Chaos Communication Congress në Berlin, hakerët kanë shfaqur planet për të lançuar satelitin e tyre që do të quhet Hackerspace Global Grid.

Kjo nismë vjen pas legjislacioneve të fundit të shumë vendeve të cilat gjithnjë e më shumë po censurojnë dhe kufizojnë lirinë e komunikimit, sipas tyre.

Hakerët planifikojnë të lançojnë satelitin e tyre për komunikime në orbitë dhe të zhvillojnë një rrjetë të stacioneve tokësore që do tu mundësojnë të komunikojnë mes vete. Megjithatë vendosja e një sateliti në orbitën e lartë që nuk kontrollohet nga shtetet e ndryshme kërkon investime të mëdha dhe vështirë është të realizohet pa ndihmën e agjencive qeveritare apo korporatave të mëdha në fushën e hapësirës ajrore. Për momentin vetëm Constellation, një iniciativë hulumtuese gjermane në fushën e hapësirës ajrore ka ofruar ndihmë në realizimin e projektit. Ideja e tyre është një lloj GPS i kundërt që përdor rrjetet shpërndarëse të stacioneve tokësore me kosto të ulët që do të mund të ndërtohen edhe nga individë të thjeshtë. Por, vendosja e satelitëve në orbitën e ulët të Tokës do të mund të shfaqte probleme për vendet mbi hapësirën e të cilave do të pozicionohej sateliti.

Rebelimi i hakerëve është nxitur së fundmi nga Akti për Ndalimin e Piraterisë në Internet (SOPA) që është miratuar në SHBA. Analistë të ndryshëm vlerësojnë që ky akt është themeluar nga njerëz jokompetent në këtë fushë të cilët edhe nuk dinë dallimin mes DNS, IM, dhe MP3.

Qëllimi i hakerëve sipas përfaqësuesit të tyre është krijimi i një ambienti të bazuar në softuer dhe harduer të lirë e të hapur, që do të mundësonte një komunikim më të lirë dhe të pakufizuar e pancesuruar nga qeveritë e ndryshme.

 

Lajmet e fundit>