Siguri

Hakerat kinezë sulmojnë diplomatët europianë të G20

Dec 11 2013
0 Shpërndarje
Hakerat kinezë sulmojnë diplomatët europianë të G20

070302_chinamob-300Sipas një raportimi, disa hakera në Kinë kanë pasur si shenjestër sulmi 5 ministra europianë të cilët do të merrnin pjesë në takimin e radhës të G20.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi ditën e martë se një kërkim i realizuar nga kompania e sigurisë FireEye zbuloi se hakerat kinezë kanë dërguar ndaj stafit të ministrave të jashtëm disa e-mail-e që përfshinin skedarë të infektuar me maluerë.

Në momentin që marrësit e mesazhit kanë hapur e-mail-et, në kompjuterët e tyre është shkarkuar menjëherë një kod i dëmshëm. Në këtë mënyrë hakerat kanë pasur mundësi të aksesojnë grupin e kompjuterëve të infektuar dhe kanë marrë prej tyre informacionet që dëshironin para se të kryhej takimi.

Sipas FireEye, vetëm dy ditë para takimit të G20 që organizohej në St.Petersburg në Rusi, hakerat janë zhvendosur drejt një serveri tjetër.

Pas kësaj lëvizjeje, kompania e sigurisë humbi gjurmët e tyre, por beson se ky veprim i ka lejuar hakerët të aksesojnë të dhëna edhe gjatë kohës që po zhvillohej takimi në fjalë. Sipas Reuters, kompania e sigurisë FireEye nuk pranoi të specifikonte se përfaqësues të cilëve shtete ishin zyrtarët e përgjuar, por deklaroi se ishin të gjithë anëtarë të Bashkimit Europian.

Sipas raportit, FireEye vërtet kishte bindje të plotë se hakerat ishin nga Kina, por nuk gjeti asnjë provë që të lidhte sulmuesit me qeverinë kineze prandaj, nuk është e habitshme që kjo qeveri mohon çdo hamendësim që sugjeron se ka hakuar qeveritë e huaja për të marrë të dhëna.

Raportet e ndryshme që kanë qarkulluar për vite me radhë demonstrojnë se hakerat në Kinë po shtohen gjithnjë e më tepër. Në shumë raste është zbuluar se ato grupe që kanë sulmuar rrjetet sensiteve nuk kanë pasur asnjë lidhje me qeverinë megjithatë, nuk dihet nëse kjo gjë është e vërtetë ose jo.

Një e dhënë interesante në raportimin e Reuters është: FireEye nuk zbuloi asnjë përpjekje të sulmuesve për të hakuar Amerikën, ata kishin si shënjestër vetëm Europianët. (CIO Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>