Siguri

Hakerat dërgojnë e-maile kërcënues drejt punonjësve të Sony dhe familjarëve të tyre

Dec 6 2014
0 Shpërndarje
Hakerat dërgojnë e-maile kërcënues drejt punonjësve të Sony dhe familjarëve të tyre

hackedVariety ka raportuar se punonjësit e Sony Pictures kanë marrë në postën e tyre elektronike e-maile kërcënues që ka të ngjarë të jenë dërguar nga hakerat që fshihen pas sulmit masiv të Sony javën e shkuar. Zëdhënësit e Sony-t kanë deklaruar se janë lajmëruar organet kompetente rreth kësaj çështjeje.

Më herët u publikua një lajmërim e veçantë nga hakerat ku u këshillohej punonjësve të fiknin telefonët e tyre. Duke qenë se një pjesë shumë e madhe e informacionit rreth punonjësve pas sulmit u publikua online është e vështirë të thuhet se këto e-maile vijnë nga grupi që sulmoi Sony Pictures.

Megjithatë e-mailet përmbanin shumë nga frazat dhe figurat e përdorura nga ky grup më parë. Sulmuesit e identifikuan veten si një grup global i fokusuar në shkatërrimin e Sony-t, por nuk zbulojnë arsyet pse duan ta bëjnë këtë gjë. Ata kërkojnë barazi dhe në një kërkesë të publikuar kanë shkruar: “Nëqoftëse doni të na parandaloni, bëjeni kompaninë tuaj të sillet më mirë”!

Disa detaje teknike zbuluan se program i cili u përdor për sulmin ndaj Sony u kompliua posaçërisht për këtë gjë disa ditë para sulmit nga një kompjuter në gjuhën koreane. Kjo gjë të çon në mendimin se pas këtij sulmi fshihet Koreja e Veriut. (CIO Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>