Business & Management

Hachette do të fillojë të shesë librat e saj përmes Twitter

Dec 9 2014
0 Shpërndarje
Hachette do të fillojë të shesë librat e saj përmes Twitter

twitter-logo-stock-new-york-stock-exchange1_2040.0Nuk ka kaluar shumë kohë nga moment kur Amazon dhe Hachette u bënë partner, por kjo nuk e ndalon këtë të fundit të eksperimentojë me mënyra të reja për shitjen e titujve të saj.

Vet kompania ka lajmëruar se ka në plan të fillojë të shesë produktet e saj direkt nga Twitter këtë javë. Për ta bërë këtë të funksionojë Hachette po bashkëpunon me Gumroad, platforma e të cilit do të përdoret në blerjet në Twitter.

Në përpjekjen e parë të shitjes në Twitter do të marrin pjesë vetëm disa autorë si Amanda Palmer, Chris Hadfiled etj. Çdo libër do të vijë i shoqëruar me një edicion të limituar dhuratash për ata që provojnë eksperiencën e re të blerjes në Twitter.

Për shembull Palmer do të ofrojë një faqe origjinale nga libri i saj The Art of Asking ku janë mbajtur dhe shënimet e saj, ndërsa Hadfield do të dhurojë një foto të tij origjinale të nënshkruar. Kjo lloj strategjie pritet të ndikojë drejtpërdrejt në shitjet e Amazon. Nga ana tjetër Twitter akoma nuk ka vërtetuar se mund të shërbejë si një treg i suksesshëm shitjeje, por gjithsesi kompania nuk heq dorë nga tentativat. Librat do të jenë të disponueshëm për shitje në Twitter brenda këtij muaji dhe në sasi të limituar. (PCWorld Albanian)

Tags >

twitter
Lajmet e fundit>