Business & Management

Grupi i drejtuar nga Microsoft dhe Nokia ankohen në BE duke e quajtur Android-in "Trojan Horse"

Apr 19 2013
0 Shpërndarje
Grupi i drejtuar nga Microsoft dhe Nokia ankohen në BE duke e quajtur Android-in "Trojan Horse"

microsoft nokia androidKoalicioni FairSearch, i cili përfshin Microsoft, Nokia dhe Oracle, ka dërguar një ankesë në Komisionin Evropian kundër Google dhe Android, duke thënë se kompania po e përdor sistemin operativ si një “Trojan Horse” për të mashtruar partnerët dhe për të monopolizuar tregun mobile.

Android është shndërruar në sistemin operativ dominues për smartfonë, duke kapur një përqindje tregu prej 70% gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Strategy Analytics. Prandaj FairSearch shprehet se Google po e përdor këtë dominancë për të eliminuar konkurrencën në sektorin mobile.

Mënyra se si Google i kombinon aplikacionet si Maps apo YouTube në smartfonët Android, “u jep disavantazhe ofruesve të tjerë dhe e vendos atë në qendër të të dhënave të konsumatorit,” ndërsa “shpërndarja me kosto të ulta të Android-it e bën të vështirë për investitorët e tjerë që të konkurrojnë hapur me dominancën e Google në platformat mobile,” shprehet koalicioni.

“Ne i kërkojmë Komisionit të veprojë shpejt, të mbrojë konkurrencën dhe inovacionin në këtë treg kritik. Nëse dështohet, konsumatorët do të drejtohen gjithmonë e më tepër tek sistemi dominues i Google, Android-i,” u tha në deklaratën në Bruksel.

Kjo nuk është hera e parë që FairSearch ankohet për praktikat, siç i quan ajo “anti-konkurruese”, të Google. Muajin e kaluar, ata dërguan dokumente edhe në ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers) ku shpreheshin se nuk ishin dakord me aplikimet e Google për domeinet e nivelit të lartë përfshi “.search,” “.fly” dhe “.map.”

Nga ana tjetër, Google ka thënë vetëm se “ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me Komisionin Evropian.”

Lajmet e fundit>