Business & Management

Grupet e tregtisë në kërkim të përdorimit të xhamit të ricikluar CRT

Apr 2 2013
0 Shpërndarje
Grupet e tregtisë në kërkim të përdorimit të xhamit të ricikluar CRT

Recycled crt glassNjë grup i tregtisë së pajisjeve elektronike dhe riciklimit janë në kërkim të mënyrave se si të riciklojnë xhamin CRT (Kanali i rrezeve të katodës) nga monitorët e kompjuterëve dhe televizorëve.

Shoqata e Konsumatorëve Elektronikë (CEA) dhe Instituti i Industrive të Riciklimit të Skrapit (ISRI) lançuan të hënën Sfidën CRT, ku grupet do të prezantojnë propozimet e tyre mbi riciklimin dhe do të fokusohen në kushtet ekonomike dhe në detyrimet ndaj mjedisit.

Kjo sfidë është vendosur në faqen e Innocentive.com.

CEA dhe ISRI do të pranojnë propozimet për Sfidën CRT deri më 30 qershor. Grupet do të zgjedhin propozimin më të mirë të bazuar në përfitimet ekonomike dhe ambientaliste.

Teknologjia CRT ishte gjerësisht e përdorur në ekrane duke përfshirë televizorët, ekranet e kompjuterëve dhe pajiset diagnostikuese.

Teknologjia CRT është zëvendësuar në sektorin e monitorëve nga teknologjia LCD, LED, plazma, por gjithashtu grupet presin që më shumë se 2 miliardë peshë i monitorëve dhe i televizorëve CRT ti hyjnë riciklimeve në vitet e ardhshme. (CIO Albanian)

Tags >

CRT
Lajmet e fundit>