Harduer

GPU-Z përmirëson përkrahjen për 21 kartela grafike

Jul 18 2012
0 Shpërndarje
GPU-Z përmirëson përkrahjen për 21 kartela grafike

GPU-Z ende nuk e ka arritur versionin e saj 1.0. Dhe ende nuk është e sigurtë pse po ndodh kjo vonesë, por gjithsesi në të njëjtën kohë po bëhen azhurnime të vazhdueshme, dhe më i fundit është versioni 0.6.3 që shton përkrahje për shumë kartela grafike bashkë me një Kernel më të mirë që rrit shpejtësinë e orës dhe një mori rregullimesh tjera.

Nga ana e Nvidia, GPU-Z 0.6.3 shton përkrahjen këto kartela:

GT 620, 630, 640

GTX 660

Tesla M2090

Quadro 1100M, 5000M

NVS 5400M

G510M

GT 620M, 630M, 640M LE, 660M

Kurse, për AMD, përkrahja e shtuar është për:

AMD Trinity

Radeon HD 7570, 7670

Radeon HD 6610M, 7550M, 7850M

Radeon HD 7520G, 7640G

TechPowerUp thotë se me Windows 8 mund të presim një stabilizim më të mirë, si dhe më pak goditje në situata të ndryshme. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>