Harduer

Google zbulon veturën pa shofer, që nuk përmban timon

May 28 2014
0 Shpërndarje
Google zbulon veturën pa shofer, që nuk përmban timon

googleselfdrivingGoogle ka ndërtuar një makinë që mund të shëtisë pa shofer, nga zeroja, një makinë kjo që nuk ka timon as ndërrues të shpejtësive e as pedale të frenave. Një prototip me dy ulëse për pajisjen ishte zbuluar gjatë të martës nga shefi ekzekutiv i Google, Sergey Brin, gjatë një interviste në skenë në Konferencën Recode Code në Palos Verdes të Kalifornisë. Në vend të kontrolluesve të domosdoshëm për shëtitësit, prototipi i Google mbështetet në sensorët e brenda-ndërtuar dhe një sistem softuerik për të manovruar me siguri pajisjen. “Ne bëmë një vëzhgim nga fillimi se si do të dukej një veturë që vetë-shëtitet,” tha Brin.

Qëllimi i projektit është që veturat që lëvizin pa shofer të jenë shumë më të sigurta se sa veturat që drejtohen nga njeriu në disa vite, tha Brin. Ai tha që projekti nuk ka përjetuar ndonjë problem gjatë testimit, por veturat mund të shërbejnë vetëm në shpejtësi prej rreth 25 miljeve për orë, që jep më tepër kohë për të reaguar ndaj pengesave. Ky lloj i veturës nga Google është një projekt ambicioz që shpresohet se do t’i japë fund gabimit të njeriut prapa timonit me një zgjidhje softuerike nga Google. Makina e gjiganti të teknologjisë ka regjistruar më tepër se 700 mijë orë që kur filloi të punojë në pajisje në vitin 2009. Google pret që ta ketë gati këtë lloj të makinës për përdorim publik mes periudhës 2017-2020.

Një demonstrim më herët gjatë këtij muaji nga skuadra e Projektit për Veturën që Lëviz Vetë të Google tregon se si pajisja varet nga një hartë topografike e përgatitur nga Google për të kuptuar se çfarë duhet të pres. Harta përfshin lartësinë e shenjave të trafikut sipër rrugës, vendosjen e shenjave për ndalim dhe zebra, trotuari anësor, gjerësia e shtegut dhe mund të dallojë shenjat e shtegut nga e bardha dhe e ndërprera deri tek e verdha e dyfishtë.

Kompania lajmëroi progres madhor muajin e kaluar në përmirësimin e reagimit të sistemit ndaj objekteve që nuk ishin në hartë. Në një video në YouTube, gjiganti i uebit demonstroi se si vetura e vet që drejtohet pa shofer mund të reagojë ndaj disa rrethanave, si shenjave të çiklistëve për të kaluar përgjatë një shtegu të trafikut, tejkalimin e hekurudhave dhe veturave të parkuara që dalin në shtegun e trafikut.

Derisa Google ka qenë duke zhvilluar dhe testuar këtë lloj teknologjie, nuk është kompania e vetme që ka vizion për vetura pa shofer për të ardhmen. Vetura të tilla nga Nissan, General Motors dhe Continental pritet të dalin rrugëve të qyteteve deri në vitin 2020. Ford ka zbuluar një veturë të tillë në formë prototipi. Telsa Motors dëshiron që sistemi i vet të merret me 90 për qind të detyrave të shëtitjes deri në vitin 2016, që është një plan më agresiv dhe për të cilin Google ka thënë se është i arritshëm. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>