Mobile

Google Wallet: Pesë gjëra që duhet të dini

May 27 2011
0 Shpërndarje
Google Wallet: Pesë gjëra që duhet të dini

altTani që Google ka lançuar në mënyrë zyrtare platformën për blerje mobile, këtu janë pesë gjëra që duhet ti dini për këtë.

E para: Po, ju do të jeni në gjendje të përdorni celularët e mençur për të paguar për gjëra. Google Wallet përdor teknologjinë NFC që të dërgoj sinjale të spektrit shumë të ultë në etiketat e afërme NFC që të kompletojë pagesën – ose siç thotë Google, ju vetëm duhet të prekni me celularin tuaj në procesorin e kredit kartelave në dyqan dhe mbaroni. Qartazi, dyqani ku ju gjendeni do të duhet të ketë etiketa NFC të përfshira në procesorin e tyre të kredit kartelave në mënyrë që Google Wallet të funksionojë siç duhet. Kështu që Google ka renditur 15 tregtar me emër që do të pranojnë pagesa Google Wallet duke filluar nga sot, përfshirë RadioSchack, American Eagle Outfitters, Subway, Macy’s, Footlocker dhe Walgreens.

 

E dyta: Ju mund të merrni cilëndo kartelë krediti që keni dhe ta transformoni atë në “Google Prepaid Card”(Google Kartela Parapaguese) për celularin tuaj. Google e përshkruan kartelën si një “kartelë virtuale” që mund të furnizohet me cilëndo kredit kartelë ekzistuese. Në shumë mënyra kjo ngjan si transferimi i fondeve tuaja nga llogaria juaj bankare në llogarinë e PayPal – pra në fakt vendosni një shumë të paracaktuar të parave të gatshme në Kartelën Parapaguese dhe ju mund ta përdorni atë të paguani në cilindo dyqan që pranon Google Wallet. Ju gjithashtu keni edhe opcionin për të patur Citi MasterCard të përfshirë drejtpërdrejt në celularin tuaj dhe të shtoni kartela digjitale dhurata në Google Wallet që mund të përdoren në dyqane të caktuara.

 

E treta: Google Wallet ka edhe karakteristikat e sigurisë. Sigurisht që ju s’do të dëshironit që të dikush të vjedh celularin tuaj dhe ta përdorë atë për një Pazar 10,000$, kështu që do të dëshironit që Google Wallet të ketë aftësitë më të larta të sigurisë. Me këtë gjë në mendje, Google fillimisht ofron tri mënyra kryesore për të siguruar portofolin tuaj virtual. Mënyra e parë është një numër PIN për të cilin Google thotë se do të ju nevojitet para se të bëni ndonjë blerje; ose ta themi ndryshe, e njëjta masë sigurie të cilën e përdorni çdo herë kur paguani me debit kartelën tuaj.

Google gjithashtu ka krijuar edhe një çip të veçantë për Wallet-in e tij që quhet Secure Element (Element i Sigurt) që ruan të dhënat koduese të kredit kartelës dhe që është i ndarë nga memoria e celularëve tuaj të mençur. Edhe më mirë, Google thotë që çipi është i dizajnuar të “vet-shkatërrohet” nëse dikush e ngacmon atë dhe gjithashtu ai ka të ndërtuar mbrojtjen e integruar kundër sulmeve me laser. Dhe së fndmi, Google gjithashtu përdorë teknologjinë PayPass të MasterCard për të koduar informatat e kredit kartelës tuaj përderisa ato dërgohen nga celulari juaj tek etiketa NFC.

Sigurisht që Google s’mund të ju mbroj nga të gjitha, dhe në mënyrë miqësore kompania e cek që ju duhet të lajmëroni kompaninë menjëherë që të anuloni kredit kartelën tuaj nëse dikush ka vjedhur celularin e mençur të pajisur me Google Wallet.

 

E katërta: Google do të përdorë teknologjinë e bazuar në lokacion që të shesh gjëra. Nëse ju jeni një person të cilit nuk i pëlqen që algoritmet e Google të dinë saktësisht vendndodhjen tuaj dhe çfarë jeni duke përbërë, atëherë ndoshta s’do të ju pëlqej Google Wallet. Programi i ri i Google Offers do të kuptoj saktësisht ku jeni ju dhe më pas do të ju njoftoj me dhjetëra oferta në regjionin tuaj që mund t’u qaseni me anë të Google Wallet. Pra, le të supozojmë që është dimër dhe ju jeni duke shkuar tek Walgreens. Google Offers do të ju alarmoj për faktin që Walgreens ofron 50% zbritje në NyQuil për të gjithë pronarët e Google Wallet. Pasi që ju keni të ftohtë dhe do të dëshironit që flini atë natë me një “koma” të ndezur nga NyQuil, ju me qejf do të shkonit në dyqan dhe të blini të gjithë ato shurupe pashije që do të mund ti blinit me ato para.

 

E pesta: Pothuajse është më se e sigurt që ju s’do të mund të qaseni në Google Wallet menjëherë. Kjo është sepse Google do të vendos sistemin me një periudhë testuese në celularin e tyre që punon vetëm në operatorin Sprint, Google Nexus S 4G. Dhe kur eventualisht Google do të lançojë Google Wallet në më shumë pajisje të bazuar në Android, ju do të duhet të keni celularin që do punonte në Android 2.3 ose më lartë që të përdorni të gjitha aftësitë e NFC.

 

Çfarë ka më shumë, NFC s’pritet që të jetë një pjesë integruese e celularëve të mençur së paku për disa vite. Prodhuesit e çipave komunikues, Broadcom, ka vlerësuar që vetëm 10% deri në 15% e të gjithë celularëve të mençur do të përkrahin teknologjinë NFC dhe Google nuk e sheh NFC të bëhet e gjithë pranishme para vitit 2014. Për këtë analisti i ABI Research, Mark Beccue, mendon që Google Wallet do të ndikoj më pak në transformimin e botës  sot dhe më shumë në atë që do të jetë mënyra kryesore në tregjet për pagesë me celularë të mençur NFC kur kjo të bëhet një standard.

“Ky është aranzhim për të më vonë,” shkruan ai. “Google e di që pagesat mobile NFC për të arritur përdorim të gjerë nevojitet të jenë shumë dyqane që do të pranonin këto lloj pagesa. E njëjta gjë vlen edhe për sistemet POS – një sasi shumë e vogël mund të pranojnë pagesa NFC sot.”

Lajmet e fundit>