Mobile

Google Wallet gati për Lojërat Olimpike

Dec 27 2011
0 Shpërndarje
Google Wallet gati për Lojërat Olimpike

Gazeta franceze Les Echoes raporton që kompania Google është duke negociuar me stërshitësit britanik, bankat dhe shpërndarësit për të filluar një pilot-projekt për çerekun e parë të vitit 2012.

Gjatë kësaj periudhe Google së bashku me kompanitë do të testonin shërbimin për pagesa mobile të Google, Google Wallet. Kjo periudhë do të jetë si përgatitje kryesore për të funksionalizuar sistemin për Lojërat Olimpike që organizohen në korrik të vitit të ardhshëm.

 

Google Wallet përdor teknologjinë NFC, që i lejon konsumatorët të përdorin celularët e tyre për të realizuar transaksione. Kjo teknologji funksionon shumë lehtë, e tëra që nevojitet është të afronin celularin së paku 8 centimetra pranë terminalit të pagesës dhe transaksioni juaj do të realizohet.

Më herët gjatë këtij viti, Google kishte arritur marrëveshje bashkëpunimi me operatorin mobil amerikan, Sprint, derisa pagesat ishin realizuar me anë të Citi, MasterCard dhe First Data në New York dhe San Francisco. Kjo ofertë u lançua në të njëjtën kohë me shërbimin Google Offers, një shërbim lokal shitjeje i dizajnuar për të konkurruar shërbimin Groupon.

Lançimi i këtij shërbimi për Lojërat Olimpike do të jetë një reklamë e shkëlqyeshme për Google Wallet pasi do të prezantohet para njerëzve nga shtete të ndryshme anembanë botës, duke bërë një hap para drejt zgjerimit të këtij shërbimi që për momentin është në dispozicion vetëm në SHBA.

 

Lajmet e fundit>