Karriere

Google vendos Tony Fadell në krye të Google Glass

Jan 16 2015
0 Shpërndarje
Google vendos Tony Fadell në krye të Google Glass

2011-10-13fadell1020Fati i Google Glass ka qënë shumë i pavendosur në muajt e fundit duke qënë se zhvilluesit e aplikacioneve nuk po i kushtojnë më vëmendjen e duhur. Siç duket për ti dhënë një drejtim të ri këtij produkti, Google ka menduar të krijojë departamentin individual të Google Glass me në krye Tony Fadell. Përgjegjësja aktuale e Google Glass Ivy Ross do vazhdojë të ketë autoritet të njëjtë, por i duhet të raportojë tek Fadell.

Fadell deklaroi se periudha e vështirë që ka kaluar Google Glass i ka bërë ata të kuptojnë së cila është gjëja më e rëndësishme për konsumatorët. Ai u shpreh i lumtur që do të punonte me Ivy Ross për menaxhimin dhe drejtimin e skuadrës së zhvillimit të Google Glass. Aktualisht programi Google Glass Explorer është ndërprerë për një kohë të pacaktuar pas dy vitesh pune. Google nuk ka dhënë ndonjë informacion për produktin pasardhës të Google Glass.

Vënia në krye të Google Glass simbolizon një arritje të rëndësishme për Fadell. Gjithmonë Google ka dashur të shfrytëzojë ekspertizat harduerike dhe eksperiencën e Fadell. Përpara se të punonte për Google, ai ka qënë përgjejgjës për projektet e iPod dhe iPhone në kompaninë Apple. Fadell e ka parë Google Glass si një mënyrë të mirë për të shpalosur njohuritë e tij dhe për të hyrë në një treg të ri produktesh. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>