Uncategorized

Google vendos kërkesat e FBI-së në raportin e saj të Transparencës

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Google vendos kërkesat e FBI-së në raportin e saj të Transparencës

google FBiGoogle lajmëroi se po shton të dhënat mbi Letrat e Sigurisë Kombëtare (National Security Letters,NSL), që janë kërkesa nga Byroja Federale Amerikane e Investigimeve për të siguruar informacion mbi konsumatorët, në raportin e Google të Transparencës.

Google tha se është e limituar në mundësinë për të ofruar informacion mbi NSL-t, por do të sigurojë numrin e kërkesave që merr në vit dhe sa përdorues janë specifikuar. Që nga viti 2009 kompania ka marrë nga 0 kërkesa në 999 kërkesa (NSL). Gjatë viteve letrat kërkonin informacion mbi rreth 1000-2000 përdorues dhe diku tek 2000-2999 llogari të specifikuara në 2010.

Shtrirja e kërkesave përfshinte: “emrin, adresën, gjatësinë e shërbimit, dhe largësinë e distancës të regjistrimeve të numrit të faturave ”, por jo përmbajtje të Gmail-it, pyetjet e kërkimit, videot e YouTube apo adresat IP të përdoruesve.

Rritja e dominimit të Google ka tërhequr vëmendjen e qeverive përreth botës. Ajo mori gjatë gjysmës së dytë të 2012, 21,389 kërkesa mbikqyrjeje, më shumë se 10,938 kërkesa gjatë gjysmës së parë të 2012.

Google ndërmerr hapat e mëposhtëm kur i vjen një kërkesë e tillë për të dhëna:

* I kontrollon ato në mënyrë të kujdesshme nëse ato i përmbushin politikat e kompanisë dhe ato ligjore.

* Piketon kërkesat me bazë të gjerë.

* Njofton përdoruesit me qëllim që ata të kontaktojnë me regjistruesin e kërkesës apo me një avokat.

* Kërkon agjencive qeveritare të përdorin një urdhër kërkimi nëse ata janë në kërkim të përmbajtjeve private apo pyejtjet e kërkimit të përdoruesve, si Gmail apo dokumente, të ruajtura në llogarinë e Google.

Tags >

Google
Lajmet e fundit>